Arkiv-Lajme

“Check up-i” falas, licensa për laborator u mor 2 ditë para tenderit. Ish-kreu i Kujdesit Parësor: “Pagesa për 475 mijë persona, pavarësisht sa kryejnë analizat”

Postuar në 04 Shkurt, 2015 10:34

Dalin në dritë të tjera elementë të rinj mbi tenderin e kryer nga Ministria e Shëndetësisë për ngritjen e 415 qendrave ku do të kryhet kontrolli shëndetësor falas për moshat 40-65 vjeç. ABC News raporton se kompania fituese  “Marketing& Distribution” në pronësi të Vilma Nushit, është pajisur me liçensën për laboratorë vetëm dy ditë para zhvillimit të tenderit.  Ish-drejtori i Kujdesit Shëndetësor Parësor, Gazmend Konduzi thotë se ministria nxitoi të lidhë kontratën duke shkrirë në një të vetme hallkat për një procedurë normale.

4 shkurt 1944, Xhaferr Deva: “Gjaku don gjak...Terror për t’u vendosur paqja”*

Postuar në 04 Shkurt, 2015 10:23

Dr. Marenglem Kasmi
Raport ditor i Divizionit 297, XXI A.K:
3.2.44
“[…] Gjatë pasdites komunistët organizuan atentate ndaj drejtuesve nacionalistë. Ndër ta ishin edhe ministri Deva dhe Cakrani (Kadri). Si pasojë, grupimet nacionaliste planifikojnë gjatë natës kryerjen e një kundëraksioni. Gjenerali komandues (gjerman) urdhëron për trupat (gjermane) në Tiranë rritjen e nivelit të sigurisë duke udhëzuar gjithë trupat dhe instancat gjermane të qëndrojnë larg këtij konflikti […]”

Kreu i Akademisë së Shkencave propozon rikthimin në skemën e viteve 2005-2006: “Reforma e vitit 2007, dështoi”

Postuar në 04 Shkurt, 2015 09:51

Rrethrrotullimi institucional i tranzicionit përfshin edhe entet studimore, ose ato që konsiderohen si mjedise ku kultivohet shkencë në Shqipëri. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, deklaroi sot në Komisionin Parlamentar të Medias se qendrat e kërkimit shkencor të ngritura pranë universiteteve kanë dështuar. “Reforma e viteve 2006- 2007 e shkëputjes së instituteve nga sistemi i akademisë ka qenë pa rezultat, nuk e ka justifikuar veten dhe mendohet, në variantin e paraqitur të kthehet në linjën themelore struktura që ka qenë në vitin 2005- 2006.

Pse u arrestuan kushërinjtë Hoxhallari? Ankesa e njërit prej tyre para mediave, pretendimi për dokumentim hetimesh nga policia dhe vendimi i Gjykatës që i la të lirë...

Postuar në 04 Shkurt, 2015 08:32

Në datën 1 shkurt u njoftua se Giykata e Krimeve të Rënda liroi Aurel dhe Amarildo Hoxhallarin, të akuzuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit në rrugën e Kavajës, çështje që solli shfaqjen edhe të emrit të Emiljano Shullazit. Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për dy kushërinjtë, por lidhur me akuzën kryesore ajo ka përcaktuar se “nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tyre në konflikt dhe se kanë qenë ata porositësit e atentatit”.

Taivan: avioni TransAsia përfundon në lumë. 19 viktima dhe 24 të humbur

Postuar në 04 Shkurt, 2015 07:03

Një avion pasagjerësh i linjës “TransAsia Airways” me 58 persona në bord ka rrëshqitur në një urë pas fluturimit dhe është rrëzuar në një lumë në kryeqytetin Taipei. “Ansa” raporton se bilanci paraprak është 19 të vdekur dhe 24 të humbur. Shumë nga të plagosurit u shtruan në spital në gjendje të rëndë. Korrikun që shkoi, një tjetër avion i të njëjtës kompani ishte rrëzuar gjatë një manovrimi për t’u ulur, pasojat e të cilit ishin 48 viktima dhe 10 të plagosur.

 

l.v

 

Arian Galdini deklaron së është kërcënuar: “Do përfundosh si Sokol Olldashi”

Postuar në 04 Shkurt, 2015 06:56

Arian Galdini ka bërë dje denoncimin e dytë publik, atë për shantazhimin ndaj jetës së tij. Si shkak duket se është denoncimi prej tij i rastit të një familjari të vet në QSUT, kallëzim penal për shefen e Farmacisë së kësaj qendre, që sipas Galdinit ka dhënë një medikament kimioterapie krejt tjetër nga ai që sugjerohej në skemë. Galdini ka deklaruar në një takim me qytetarët për të denoncuar rastet e hallakatjeve nëpër dyert e spitaleve, se është kërcënuar me jetë. “Mesazhi i fundit që kam marrë mbrëmë ishte se do të përfundosh si Sokol Olldashi.

Katër shtyllat mbi Koman do të zhvendosen

Postuar në 04 Shkurt, 2015 05:51

Duket se çështja e mjedisit arkeologjik të Komanit po merr zgjidhje. Katër shtyllat e tensionit të lartë që parashikoheshin të kalonin në këtë hapëirë, në kuadër të linjës së interkonjeksionit, do të zhvendosen. Reagimet e shumta të shoqërisë civile, apeli i arkeologëve, por edhe ndërhyrja e Ministrisë së Kulturës ka sjellë vendimin në fjalë.

Botohen shkrimet e Nënë Terezës. Sponsorizimi nga Komuna e Prishtinës

Postuar në 04 Shkurt, 2015 04:14

Është botuar para disa ditësh dhe ka dalë në qarkullim një libër me përmbledhje të shkrimeve të Nënë Terezës. “Në zemër të botës”, titullohet libri që përfshin shkrime të bamirëses, botuar në revista apo gazeta të ndryshme në botë. Publikimi i këtij libri është mbështetur financiarisht nga Komuna e Prishtinës.
http://mia.mk/sq/Inside/RenderSingleNeës/180/132495917
s.z

Nëndrejtoresha te ‘Dhora Leka’ tregon për konfliktin me mësuesit. MAS shkarkon dy drejtuesit e shkollës

Postuar në 04 Shkurt, 2015 03:05

Denoncimi në portalin e qeverisë, vetëm një ditë pasi u reklamua nga kryeministri, i kushtoi vendin e punës edhe nëndrejtoreshës së shkollës “Dhora Leka”. Veç drejtoreshës së shkollës “Dhora Leka”, Mira Brahimi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka marrë masën e shkarkimit edhe për nëndrejtoreshën Gentiana Hoxhallari. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Hoxhallari thotë se pas këtij vendimi qëndron akuza për përfshirjen e saj dhe të drejtoreshës në shitjen e librave jashtëshkollorë. Ajo e hedh poshtë këtë duke thënë se shitja e librave është bërë në 2013-n.

Albin Kurti: Shkarkimi i Jabllanoviqit, leksion i mirë për të gjithë ministrat

Postuar në 04 Shkurt, 2015 02:52

Gazeta “Express” boton deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili është shprehur se shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq është një leksion i mirë për të ministrat, ndërsa koalicionin PDK-LDK me Listën serbe e quajti të gabuar. Sipas tij, PDK-LDK do të mund ta respektonin Kushtetutën duke marrë në qeveri persona si Nenad Rasiq që nuk fyejnë qytetarët e Kosovës dhe respektojnë shtetin e Kosovës, por sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme koalicioni me Listën serbe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme