Nëndrejtoresha te ‘Dhora Leka’ tregon për konfliktin me mësuesit. MAS shkarkon dy drejtuesit e shkollës

Denoncimi në portalin e qeverisë, vetëm një ditë pasi u reklamua nga kryeministri, i kushtoi vendin e punës edhe nëndrejtoreshës së shkollës “Dhora Leka”. Veç drejtoreshës së shkollës “Dhora Leka”, Mira Brahimi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka marrë masën e shkarkimit edhe për nëndrejtoreshën Gentiana Hoxhallari. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Hoxhallari thotë se pas këtij vendimi qëndron akuza për përfshirjen e saj dhe të drejtoreshës në shitjen e librave jashtëshkollorë. Ajo e hedh poshtë këtë duke thënë se shitja e librave është bërë në 2013-n. Sipas saj, mësuesit që kanë bërë denoncimin nuk kanë qenë dakord me rregulloren e diktuar për respektimin e orareve. “Shkolla ‘Dhora Leka’ ka qenë një shkollë problematike, pasi në 10 vite janë shkarkuar 11 drejtues. Dhe kjo për shkak të dy-tre mësuesve që ishin mësuar të bënin çfarë të dënonin, të mos respektonin rregulloren, të iknin dhe të vinin kur të donin”, tha Hoxhallari.
l.v
http://www.panorama.com.al/2015/02/04/nendrejtoresha-te-dhora-leka-ja-konflikti-me-mesuesit/
Add new comment