Albin Kurti: Shkarkimi i Jabllanoviqit, leksion i mirë për të gjithë ministrat

Postuar në 04 Shkurt, 2015 02:52

Gazeta “Express” boton deklaratën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili është shprehur se shkarkimi i ministrit Aleksandër Jabllanoviq është një leksion i mirë për të ministrat, ndërsa koalicionin PDK-LDK me Listën serbe e quajti të gabuar. Sipas tij, PDK-LDK do të mund ta respektonin Kushtetutën duke marrë në qeveri persona si Nenad Rasiq që nuk fyejnë qytetarët e Kosovës dhe respektojnë shtetin e Kosovës, por sipas tij, nuk ka qenë e nevojshme koalicioni me Listën serbe. Po sipas “Express”, mësohet se Kurti është shprehur se: “Protesta nuk ishte politikë ditore, ishte shumë më e thellë se kaq. Kosova nuk mund të mbetet shtet vasal e të ndikohet nga Beogradi”. Lideri i VV-së e dha këtë mesazh në programin e mëngjesit në RTK duke vijuar se më e rëndësishme ishte edhe qëndrueshmëria gjashtë orësh e protestuesve përkundur përdorimit të gazlotësjellit e plumbave gome.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/kurti-shkarkimi-i-jabllanoviqit-leksion-i-mire-per-te-gjithe-ministrat-78163/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.