Pse u arrestuan kushërinjtë Hoxhallari? Ankesa e njërit prej tyre para mediave, pretendimi për dokumentim hetimesh nga policia dhe vendimi i Gjykatës që i la të lirë...

Në datën 1 shkurt u njoftua se Giykata e Krimeve të Rënda liroi Aurel dhe Amarildo Hoxhallarin, të akuzuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit në rrugën e Kavajës, çështje që solli shfaqjen edhe të emrit të Emiljano Shullazit. Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për dy kushërinjtë, por lidhur me akuzën kryesore ajo ka përcaktuar se “nuk ka asnjë provë për përfshirjen e tyre në konflikt dhe se kanë qenë ata porositësit e atentatit”. Ky lirim nga akuzat është shumë domethënës po të kemi parasysh se çfarë artikuloi policia ndaj tyre, sipas së cilës kishte prova dhe të dhëna se dy kushërinjtë kanë qenë porositës të atentatit. Ja se çfarë tha drejtori i Policisë së Tiranës në momentin e ndalimit të tyre: “U bë ndalimi i shtetasve Aurel Nexhdet Hoxhallari 38 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me precedentë të mëparshëm për disa vepra penale. Amarildo Adem Hoxhallari, 25, lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me precedentë të mëparshëm kriminalë.Të ndaluarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasin Arjanit Sterjo, Alias Artur Baze kanë planifikuar, organizuar e siguruar kushtet, mjetet materiale dhe kanë lokalizuar vendodhjen e shtetasit objekt goditjeje nga autorët Pajtim Serjani për ta ekzekutuar më datë 05.01.2015. Hetimet në vijim të këtij procedimi penal, janë aktive dhe po kryhen për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e dokumentimin e të gjithë personave të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni apo mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale. Motivi i kesaj ngjarje kriminale dyshohet se mund të jenë konflikte ndërmjet tyre në kohë të ndryshme”, tha Ardian Çipa(http://www.oranews.tv/vendi/atentati-te-rruga-e-kavajes-liro...). Të vihet re nënvizimi i drejtorit të Policisë së Tiranës: Hetimet në vijim të këtij procedimi penal, janë aktive dhe po kryhen për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale…Thënë kjo, vendimi i Gjykatës e bën krejtësisht nul këtë hetim, duke na dhënë dy mesazhe: ose gjykata nuk do të dijë për provat dhe dokumentimin e policisë, ose gjykata nuk ka gjetur realisht prova për të dënuar dy personat në fjalë. Gjasat janë që të jetë kjo e dyta, pasi është krejtësisht e papranueshme që gjykata do të shpërfillte hetimin e dokumentuar. Po pse u arrestuan atëherë dy kushërinjtë, për të cilët policia ka theksuar disa herë se “kanë precedentë të mëparshëm penalë”? Arsyeja e vetme që mbetet në këto kushte është dhënia e një përgjigjeje, apo reagimi për një ngjarje e cila krijoi edhe pështjellim politik dhe implikoi deri edhe kryetarin e opozitës që denoncoi një kërcënim direkt. I jep më shumë kuptim këtij akti edhe videoja e shoqërimit të dy kushërinjve në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në të cilën një prej tyre ankohet para mediave se “shihni se kam dy ditë i arrestuar. Shikoni ça bëhet”(http://respublica.al/artikuj/2015/01/11/videolajmarrestimi-i...). Natyrisht kjo nuk është ndonjë provë, por më shumë akuzë, e cila me vendimin e gjykatës së krimeve të rënda e hedh poshtë pretendimin e policisë dhe çon indirekt në idenë e një arrestimi sa për show që do ta adresonte çështjen e atentatit në rrugën e Kavajës, larg sinorëve të politikës.
s.z
Add new comment