Taivan: avioni TransAsia përfundon në lumë. 19 viktima dhe 24 të humbur

Një avion pasagjerësh i linjës “TransAsia Airways” me 58 persona në bord ka rrëshqitur në një urë pas fluturimit dhe është rrëzuar në një lumë në kryeqytetin Taipei. “Ansa” raporton se bilanci paraprak është 19 të vdekur dhe 24 të humbur. Shumë nga të plagosurit u shtruan në spital në gjendje të rëndë. Korrikun që shkoi, një tjetër avion i të njëjtës kompani ishte rrëzuar gjatë një manovrimi për t’u ulur, pasojat e të cilit ishin 48 viktima dhe 10 të plagosur.
l.v
Add new comment