Arkiv-Lajme
Kryeministri njofton vendimin e OSHEE për mbështetjen e 53 mijë e 900 konsumatorë, të cilët janë ankuar në vite për faturimin afrofe
Kryeministri Rama ka njoftuar gjatë një konference për shtypin vendimin për lirimin nga detyrimi të abonentëve të mbifaturuar apo të gjobitur në mënyrë arbitrare, Janë 53 mijë e 900 konsumatorë, të cilët janë ankuar në vite për faturimin afrofe. “OSHEE pasi ka analizuar ankesat e disa mijëra konsumatoreve të saj dhe bazuar në një vendim të 2010, do të marrë sot zyrtarisht vendimin në favor të konsumatorëve. 51500 konsumatorë fitojnë të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto vendime të padrejta. Është pikërisht numri i ankesave që sjell në vendosjen përfundimtare të kësaj të drejte.
Mbreti Abdullah i Jordanisë me uniformë lufte, sfidon terroristët e Isis: Gati për sulm!
Pas ekzekutimit të Tenentit jordanez Mouath al Kasasbeh, djegur i gjallë nga terroristët e Isis, Jordania ngrihet në këmbë për hakmarrje. Agjencia e lajmeve “Ansa”, shkruan për indinjatën e Mbretit Abdullah II, i cili siç duket edhe në foton me uniformë luftarake, shfaq qëndrimin e tij këtej e tutje kundrejt ngjarjeve të fundit. Abdullah II ka ndjekur Akademinë Ushtarake Britanike në gjurmët e Huseinit, babait të tij. Avionët reaktivë jordanezë po përgatiten për sulme ndaj ISIS, me mesazhe vdekjeje të shkruara mbi bomba.
Ministria e Jashtme, “bllokadë” Presidentit. Nishani thotë se ka patur disa ftesa për aktivitete ndërkombëtare që nuk janë përcjellë nga M. e Jashtme
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë një konferencë për shtyp pas vizitës që bëri në disa zona të përmbytura në jug. Nishani është pyetur dhe duhet thënë se ka folur hapur për keqkuptimet, apo mungesën e komunikimit korrekt me qeverinë, që ndodh me sa duket, jo vetëm për emërimin e ambasadorëve. Edhe për rastin e z. Visar Zhiti, Presidenti tha se “nuk kam asgjë me z. Zhiti. Kam kërkuar të bëhet konsultë...”. Por problemet mes tij dhe Ministrisë së Jashtme janë më të thella.
Bashkimi Evropian zhbllokon një miliard euro për përballimin e krizës siriane, irakiane dhe të ISIS-it
Bashkimi Evropian do të zhbllokojë një miliard euro suplementare për dy vjet për përballimin e krizës në Siri dhe Irak si edhe për përballimin e kërcënimit të ISIS-it, njoftoi sot shërbimi i tij diplomatik. AFP citon shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila tha: “Ky fond do të shërbejë për të financuar një strategji globale e përbërë nga masa politike, sociale dhe humanitare për Sirinë dhe Irakun si edhe për Libanin, Jordaninë dhe Turqinë”.
l.v
Presidenti, thirrje institucioneve shtetërore për ndihmë në zonat e përmbytura. Kryeministri kërkon mbështetjen e bankave
Presidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat për të vlerësuar situatën në zonat e përmbytura në jug të vendit dhe u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore t’u vijnë në ndihme banorëve në këto zona.
Po sot, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Kryeministri me Guvernatrin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, krerët e bankave të nivelit të dytë dhe drejtuesit e shoqërive të kursim kreditit, për t’u kërkuar lehtësira dhe rishikim të kredive të fermerëve të zonave të përmbytura.
l.v
Gent Sejko nis punën si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, e prezanton Ilir Meta
Gent Sejko nis sot punën si Guvernator i BSH-së. Vetë kryetari i Kuvendit Ilir Meta bëri prezantimin e tij para stafit të BSH-së.
Ish-kongresmeni DioGuardi kritikon qasjen e politikanëve shqiptarë në Ballkan
Ish-kongresmeni DioGuardi ka theksuar se ka vite që nuk ka takuar ndonjërin nga politikanët shqiptarë, të paktën për të pirë një kafe. Agjensia “INA” informon se ish-kongresmeni dhe kryetari i LQSHA-së në SHBA, Joe DioGuardi i ka pritur me shqetësim të madh lëvizjet dhe ecuritë e rënda politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Ballkan, sidomos ato të fundit në Kosovë.
Bode në VOA: Ende nuk ka propozime konkrete nga PD-ja për garën e zgjedhjeve lokale
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i financave të Shqipërisë, Ridvan Bode, foli për pasojat që do të kenë tek ekonomia shqiptare përmbytjet e ditëve të fundit. Bode shprehu kritika ndaj mënyrës se si e ka trajtuar qeveria Rama çështjen e borxhit dhe atë të buxhetit.
Visar Zhiti mohon të ketë ‘çarje’ mes tij dhe së djathtës: Nishani nuk më refuzon si ambasador
Kandidatura e tij për ambasador të Shqipërisë në Vatikan u propozua nga shumicë e majtë në pushtet. Më herët se kaq ai ka qenë Ministër i Kulturës i qeverisë së djathtë. Visar Zhiti, vjen sot në “Gazeta Shqiptare” me një rrëfim për propozimin e bërë, marrëdhëniet e tij me të djathtën dhe Presidenti ne Republikës Bujar Nishani, të cilët do të vendosin miratimin e kandidaturës së tij. Ndërsa mohon të ketë ‘çarje’ mes tij dhe së djathtës, më konkretisht me ishkryeministrin Berisha, ai gjithashtu, mohon që presidenti do e kundërshtojë emrin e tij për ambasador.
Kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi kërkon heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit. Tahiri: Çështjen do ta shtrojmë në Bruksel
Ministrja Edita Tahiri bën të ditur se në takimin e 9 shkurtit në Bruksel, do të kërkohet heqja e barrikadës mbi urën e Ibrit në Mitrovicë. Përveç kësaj, në takimin e së hënës mes kryeministrave Mustafa dhe Vuçiç, do të bisedohet edhe për formimin e Gjykatës Themelore në veri të vendit, kodin telefonik etj, ka thënë Tahiri. Në një deklarim për gazetën “Zëri”, Tahiri ka folur edhe për pengesat që i kanë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë në lëvizjen e lirë, për shkak të policave të shtrenjta kufitare.