Gent Sejko nis punën si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, e prezanton Ilir Meta

Gent Sejko nis sot punën si Guvernator i BSH-së. Vetë kryetari i Kuvendit Ilir Meta bëri prezantimin e tij para stafit të BSH-së. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke prezantuar Sejkon tha: “Nuk para ndodh në Kuvendin e Shqipërisë të ketë votime me konsensus por momenti tregon përgjegjshmëri të të gjithë forcave politike për të mbështetur BSH dhe për t;i dhënë asaj një zgjidhje të mëtejshme në forcimin e pavarësisë së saj institucionale, që është shumë e rëndësishme për integritetin dhe besueshmërinë e saj” Ndërsa Guvernatori Sejko në prezantimin e tij të parë tha se “Institucioni i Bankës prej më shumë se dy dekadash ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit. Është institucion i cili është rritur gradualisht derisa ka arritur këtu ku jemi sot. Do punojmë së bashku si një skuadër. Jemi të gjithë të vetëdijshëm për problematikat dhe sfidat e kohës”. Kandidati i Presidentit të Republikës bashkoi partitë politike në Kuvend dje duke marrë 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, në një votim që nuk u parapri nga debate.
l.v
Comments
Ky qe e prezanton eshte
<p>Ky qe e prezanton eshte HAJDUT, le te shpresojme qe ky tjetri nuk eshte.</p>
Add new comment