Bode në VOA: Ende nuk ka propozime konkrete nga PD-ja për garën e zgjedhjeve lokale

Postuar në 06 Shkurt, 2015 02:09

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i financave të Shqipërisë, Ridvan Bode, foli për pasojat që do të kenë tek ekonomia shqiptare përmbytjet e ditëve të fundit. Bode shprehu kritika ndaj mënyrës se si e ka trajtuar qeveria Rama çështjen e borxhit dhe atë të buxhetit. Ai tha se masat e marra nga qeveria aktuale nuk përbëjnë zgjidhje për realitetin, por përkundrazi ato kanë pasur një efekt të kundërt.  Pyetjes lidhur me përgatitjet e PD-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, ai ju përgjigj: “Ende nuk ka propozime konkrete nga PD-ja për garën e zgjedhjeve lokale.”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.