Mbreti Abdullah i Jordanisë me uniformë lufte, sfidon terroristët e Isis: Gati për sulm!

Postuar në 06 Shkurt, 2015 07:21

Pas ekzekutimit të Tenentit jordanez Mouath al Kasasbeh, djegur i gjallë nga terroristët e Isis, Jordania ngrihet në këmbë për hakmarrje. Agjencia e lajmeve “Ansa”, shkruan për indinjatën e Mbretit Abdullah II, i cili siç duket edhe në foton me uniformë luftarake, shfaq qëndrimin e tij këtej e tutje kundrejt ngjarjeve të fundit. Abdullah II ka ndjekur Akademinë Ushtarake Britanike në gjurmët e Huseinit, babait të tij. Avionët reaktivë jordanezë po përgatiten për sulme ndaj ISIS, me mesazhe vdekjeje të shkruara mbi bomba. Janë mëse të qarta objektivat të cilat kanë përcaktuar se ku do të godasin. Po sipas “Ansa”, ata thonë se: “Do t’u tregojmë atyre ferrin”; “Nga një pilot i guximshëm jordanez në Bagdat” janë mesazhet e shkruara nga ushtarakët e Amanit, në bombat e ngarkuara për sulmet e para që do të lëshohen si hakmarrje kundër Isis. “A nuk mendoni se Zoti është në dijeni të asaj që keqbërësit janë duke bërë?!”, thuhet në mbishkrimin e një flete, treguar nga një pilot para fluturimit.


l.v


http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/mediooriente/2015/02/06/re-abdallah-di-giordania-in-tenuta-militare-sfida-i-terroristi-dellisis-pronto-a-offensiva_cb5553f2-518b-4955-8c59-a4f9d616d402.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.