“Check up-i” falas, licensa për laborator u mor 2 ditë para tenderit. Ish-kreu i Kujdesit Parësor: “Pagesa për 475 mijë persona, pavarësisht sa kryejnë analizat”

Dalin në dritë të tjera elementë të rinj mbi tenderin e kryer nga Ministria e Shëndetësisë për ngritjen e 415 qendrave ku do të kryhet kontrolli shëndetësor falas për moshat 40-65 vjeç. ABC News raporton se kompania fituese “Marketing& Distribution” në pronësi të Vilma Nushit, është pajisur me liçensën për laboratorë vetëm dy ditë para zhvillimit të tenderit. Ish-drejtori i Kujdesit Shëndetësor Parësor, Gazmend Konduzi thotë se ministria nxitoi të lidhë kontratën duke shkrirë në një të vetme hallkat për një procedurë normale.
“Çdo person që ka njohuri minimale nga mënyra e bërjes së tenderave e di që fillimisht bëhet kualifikimi për në garë, sepse mund të mos plotësosh kushtet; mbas kualifikimit bëhet renditja sipas kritereve që janë dhënë, mbas renditjes shpallet fituesi dhe pasi pritet periudha që nuk ka ankesa ftohet për lidhje kontrate kompania që ka fituar. Pra në një vendim të vetëm ka edhe kualifikim të operatorëve, edhe vlerësimin, edhe renditje të operatorëve, ka edhe shpalljen e fituesit, ka edhe ftesën për të lidhur kontratë”-shprehet ish-kreu i Kujdesit Parësor.
Sipas Konduzit kontrata e lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë e favorizon kompaninë edhe në rastet kur qytetarët nuk paraqiten për të kryer chek-upin.
“Kontrata është e tillë që kompania e cila ka fituar do të marrë çdo vit një pagesë për një dysheme 475 mijë persona, pra edhe nëse shkojnë 1 mijë persona të bëjnë analiza, edhe nëse shkojnë 100 mijë persona, edhe nëse nuk shkon asnjeri të bëjë analizat, kompania do të marrë një pagesë për 475 mijë persona që e llogaritur me shumën 1 mijë e 538 lekë që ato kanë ofruar shkon rreth 6 milionë euro”-theksoi Konduzi.
l.m
Comments
Kjo Vilma Nushi me siguri

Kjo Vilma Nushi me siguri duhet te jete ne linjen familjare te marksistit veteran Gogo Nushi...

Nje ore e me pare, Berisha

Nje ore e me pare,

Berisha duhet ta lere te lire partine Demokratike, duke pasur nje Histori komplekse ne krye te saj.

Por kam frike, dhe qofsha i gabuar...

kete te sotmit, qysh ne fund te mandatit te pare, do bejne ta kujtojme jo aq te padurueshem, sa e shohim tani, Sali Berishen!

Diferenca do jete se Qeverine Klientele te Rames, do ta urrejne jo vetem opozitaret, jo vetem te paanshmit e te pavarurit,

por edhe ...edhe nje pjese e madhe socialishtesh!

Add new comment