Arkiv-Lajme

Mungesa e teknologjisë bllokon hetimet për serverin e tatimeve dhe aparaturën e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Prokuroria fajëson Policinë Shkencore

Postuar në 03 Shkurt, 2015 10:58

Dy çështje me rëndësi të madhe hetimore si ajo e serverit të tatimeve dhe aparaturave të përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes janë bllokuar pasi policia shkencore nuk ka teknoligjine dhe burimet e duhura njerëzore per te konkluduar nëse në këto paisje ka patur ndërhyrje. Bllokimi I hetimeve për këto dy çcështje u konfirmua nga Drejtori i ri i Hetimeve në Prokororinë e Përgjithshme, Kosta Beluri.

Vijojnë hetimet në Spanjë/ M. e Jashtme: “Nuk kanë nisur ende procedurat për kthimin e trupit të major Sokol Fekës. Bashkëpiloti nuk është shqiptar”

Postuar në 03 Shkurt, 2015 09:42

Hetimet për vdekjen e majorit Sokol Feka vazhdojnë nga pala spanjolle e cila deri më tani ka bërë publike vetëm identitetin e tij. Kjo konfirmohet nga fakti se ende nuk kanë nisur procedurat për kthimin e trupit të tij në Shqipëri. Këshilltari për mediat i ministrit të Jashtëm, Glevin Dervishi tha për “ResPublica” se “nuk mund të them një datë se kur mund të kthehet trupi, pasi në Spanjë vazhdojnë hetimet. Ende nuk kanë nisur procedurat për kthimin e trupit”. Ai ka shtuar se angazhimi i ministrisë në këtë proces lidhet me detyrat funksionale të saj dhe nuk ka të bëjë me detyrën e Fekës.

Përgjimet maqedonase dhe akuzat për spiunazh. Dy video të bisedimeve të fshehta Gruevski-Zaev në Youtube

Postuar në 03 Shkurt, 2015 09:22

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev është nën akuzë për spiunazh. Se për çfarë arsye konkrete, këte e zbulojnë dy video-përgjime të bisedës që ai pati pak ditë më parë me kryeministrin Gruevski, të hedhura në Youtube.

Janullatos refuzon propozimin për president të Greqisë: Nuk mund të marr përsipër asnjë post politik, kam mision tjetër

Postuar në 03 Shkurt, 2015 08:02

“Kleriku ortodoks ka një mision të caktuar dhe nuk mund të marrë përsipër një post politik”. Kjo është përgjigja refuzuese që kryepeshkopi Janullatos ka dhënë për gazetën greke “To Vima”.

Tokat e përmbytura, shifra tërësisht të ndryshme nga pushteti lokal dhe nga ministria e Brendshme. Cilat janë të sakta?

Postuar në 03 Shkurt, 2015 07:05

Gjendja e emergjencës së përmbytjeve  vazhdon në gjithë vendin, ndërkohë që të dhënat konkrete mbi dëmet e shkaktuara ngjajne kontradiktore. Ministria e Brendshme ka publikuar dje të dhënat mbi zonat e përmbytura ku sipërfaqja nën ujë në të gjithë vendin përllogaritet në rreth 5000 hektarë. Në total janë evakuuar nga banesat e tyre 420 familje. Ndërkohë, Balkanweb njofton disa shifra dramatikisht të ndryshme, këtë herë sipas krerëve të pushteteve lokale në zonat e prekura. Kështu, bëhet fjalë për 13.500 hektarë të përmbytura në gjithë vendin.

Indeksi i mjerimit nga Instituti Cato, Shqipëria më pozitivja në rajon. Serbia renditet më keq

Postuar në 03 Shkurt, 2015 05:12

Çdo vend ka për qëllim për të ulë inflacionin, papunësinë, dhe normat e kreditimit, dhe të rrise produktin e brendshëm bruto (PBB) për kokë banori. Duke bërë përllogaritjen e këtyre normave me ato të një viti paraprak dhe rritjes produktit të brendshëm bruto për frymë, instituti Cato, think-tank me seli në Uashington ka bërë edhe renditjen e 108 vendeve në indeksin e mjerimit për vitin 2014. Vendet që nuk janë përfshirë në tabelë nuk kanë raportuar të dhëna të kënaqshme.

Futbollisti kosovar në video: Kam pasaportë shqiptare vetëm pse trukoj ndeshjet. Ma ka dhënë Duka

Postuar në 03 Shkurt, 2015 03:28

Një video pritet të publikohet nga faqja suedeze fotbollskanalen.se, që tregon futbollistin kosovar Liridon Leci duke folur për trukimet e ndeshjeve. Ai u largua nga kampionati suedez pasi u dyshua për trukim. Filmimi tregon Lecin duke përmendur edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Dukën.

Kryepeshkopi Janullatos, ftesë nga Cipras për të qenë kandidat presidencial në Greqi, thotë To Vima

Postuar në 03 Shkurt, 2015 03:17

Është përfolur më parë në formë thashethemi, por Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos duket se është kandidati kryesor për postin e Presidentit të Greqisë. Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Cipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit për të pranuar postin e kreut të shtetit që ka mbetur vakant pas dorëheqjes së Papulias. Lajmi është dhënë dje në orët e vona të mbrëmjes nga gazeta greke “To Vima”.

DËSHMIA/ Dalan Buxheli, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve: 4 shkurt 1944, si u masakruan 600 antifashistë

Postuar në 03 Shkurt, 2015 00:13

Në histori ka mbetur si “Masakra e 4 shkurtit”, ku mbetën të vrarë 84 persona. Por në të vërtetë ngjarja ka qenë me e ashpër se një hakmarrje ekzekutuese. Rreth 500 antifashistë të tjerë, janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre për t’u dërgua me urgjencë në kampet e shfarosjes së Prishtinës, Aushvicit e Mathuazenit. Të gjitha këto, 71 vite pas kësaj masakre shumë të përfolur në historinë e luftës antifashiste, i rrëfen për “ResPublica”, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve:

DËSHMIA/ Dalan Buxheli, sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve: 4 shkurt 1944, si u masakruan 600 antifashistë

Postuar në 03 Shkurt, 2015 00:12

Në histori ka mbetur si “Masakra e 4 shkurtit”, ku mbetën të vrarë 84 persona. Por në të vërtetë ngjarja ka qenë me e ashpër se një hakmarrje ekzekutuese. Rreth 500 antifashistë të tjerë, janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre për t’u dërgua me urgjencë në kampet e shfarosjes së Prishtinës, Aushvicit e Mathuazenit. Të gjitha këto, 71 vite pas kësaj masakre shumë të përfolur në historinë e luftës antifashiste, i rrëfen për “ResPublica”, Dalan Buxheli, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme