Përgjimet maqedonase dhe akuzat për spiunazh. Dy video të bisedimeve të fshehta Gruevski-Zaev në Youtube

Postuar në 03 Shkurt, 2015 09:22

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev është nën akuzë për spiunazh. Se për çfarë arsye konkrete, këte e zbulojnë dy video-përgjime të bisedës që ai pati pak ditë më parë me kryeministrin Gruevski, të hedhura në Youtube.

Biseda zhvillohet në zyrën e kryeministrit, ku lideri i LSDM-së Zaev është filmuar duke i treguar kreut të qeverisë se disponon materiale që kanë të bëjnë me skandale të zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Zaev ka thënë se i ka siguruar nga shërbimet e huaja. Biseda është përgjuar nga zyra e kryeministrit që më pas e ka shpërndarë atë në Yotube. Ajo nuk është e plotë. Videoja është e 14 shtatorit të vitit 2014. Agjencia e lajmeve INA ka zbardhur një pjesë të saj.

 

Gruevski : Ti më thua se këtë ta kanë dhënë të huaj ?

Zaev: Po të huaj, pra… të huaj.

Gruevski: Shërbim i huaj ?

Zaev: Shërbim i huaj… që normal nuk është nga vendet fqinje… por më larg.. shërbim i huaj.

Gruevski: Mirë.. Ti je parë më shumë herë me ta, dhe je bindur se është ashtu ?

Zaev: Po, po, jam bindur…

Gruevski: Prit tani, ti thua se nuk e ke xhiruar këtë, dhe se ta kanë dhënë? Të huajt ta kanë dhënë ?

Zaev: Ashtu pra…

Gruevski: Të huajt ti kanë dhënë. Të huajt mund të kenë qëllime dhe motive të ndryshme. Ndoshta ndonjë prej tyre ka xhiruar dhe se këtë e ka arritur përmes teknikave apo teknologjisë.

Zaev: Po ka variante të ndryshme, mundet, ashtu ashtu …

 

https://www.youtube.com/watch?v=OFb6bPwtaVA

https://www.youtube.com/watch?v=h6ewew_QVt8

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.