Vijojnë hetimet në Spanjë/ M. e Jashtme: “Nuk kanë nisur ende procedurat për kthimin e trupit të major Sokol Fekës. Bashkëpiloti nuk është shqiptar”

Postuar në 03 Shkurt, 2015 09:42

Hetimet për vdekjen e majorit Sokol Feka vazhdojnë nga pala spanjolle e cila deri më tani ka bërë publike vetëm identitetin e tij. Kjo konfirmohet nga fakti se ende nuk kanë nisur procedurat për kthimin e trupit të tij në Shqipëri. Këshilltari për mediat i ministrit të Jashtëm, Glevin Dervishi tha për “ResPublica” se “nuk mund të them një datë se kur mund të kthehet trupi, pasi në Spanjë vazhdojnë hetimet. Ende nuk kanë nisur procedurat për kthimin e trupit”. Ai ka shtuar se angazhimi i ministrisë në këtë proces lidhet me detyrat funksionale të saj dhe nuk ka të bëjë me detyrën e Fekës. Në këto kushte mund të thuhet se pala shqiptare nuk po kryen hetime të vetat, sa kohë nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka një prononcim për këtë çështje, por edhe sepse Feka ka humbur jetën më aktivitete që nuk lidhen me punën si ushtarak. Ende i panjohur mbetet identiteti i personit tjetër që u raportua se bashkëpilotonte helikopterin me Fekën dhe që humbi jetën bashkë me të në Malaga të Spanjës. Dervishi tha se nuk ka dijeni për identitetin e tij, por ka shtuar se “po të ishte shqiptar, pala spanjolle do të na e bënte të ditur si për rastin e Fekës”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.