Indeksi i mjerimit nga Instituti Cato, Shqipëria më pozitivja në rajon. Serbia renditet më keq

Postuar në 03 Shkurt, 2015 05:12

Çdo vend ka për qëllim për të ulë inflacionin, papunësinë, dhe normat e kreditimit, dhe të rrise produktin e brendshëm bruto (PBB) për kokë banori. Duke bërë përllogaritjen e këtyre normave me ato të një viti paraprak dhe rritjes produktit të brendshëm bruto për frymë, instituti Cato, think-tank me seli në Uashington ka bërë edhe renditjen e 108 vendeve në indeksin e mjerimit për vitin 2014. Vendet që nuk janë përfshirë në tabelë nuk kanë raportuar të dhëna të kënaqshme. Shqipëria në këtë indeks, ndodhet në vendin e 44, për dallim nga Serbia, që i prin listës së vendeve të rajonit për më shumë mjerim duke u renditur në vendin e 8, Maqedonia në vendin e 12, Bonja e 21-ta, ndërsa Kroacia e pozicionuar në vendin 31. Pesë vendet më të mjerueshme në botë për vitin 2014 është vlerësuar të jenë: Venezuela, Argjentina, Siria, Ukraina, dhe Irani. Në 2014, Argjentina dhe Ukraina u vendos në “top 5”, duke i zënë vendin Sudanit dhe Sao Tome dhe Principes. Pesë vendet më me pak mjerim janë Brunei, Zvicra, Kina, Tajvani dhe Japonia. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 95-të.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.