Nato rrit përforcimet në lindje dhe jug të Ukrainës. Stoltenberg: përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë

Nato forcon sistemin e saj të mbrojtjes kolektive për “t’iu përgjigjur kërcënimeve në lindje dhe jug”. Sot ministria e mbrojtjes do t’i japë dritën e gjelbër rritjes së Forcave të NATO-s (NRF) “nga 13 mijë në 30 mijë ushtarë”, paraprakisht me ndërhyrjen e shpejtë të 5 mijë ushtarëve. Deklaratën e botuar në “Ansa” e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. “Është një përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë dhe për të përmbushur detyrimet tona për mbrojtjen kolektive”, shprehet ai. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, konfirmon se në konferencën e sigurisë në Monako do të takohen ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili do të kthehet për të përsëritur apelin e “tërheqjes së forcave nga Ukraina, për të respektuar marrëveshjet e Misnkut dhe të ushtrojë presion mbi separatistët”. “Dhuna vazhdon të përkeqësohet” në Ukrainë dhe “Rusia vazhdon të injorojë të drejtën ndërkombëtare dhe për të mbështetur separatistët në sigurimin e armëve të sofistikuara, trajnim dhe forca”.
l.v
Add new comment