Arkiv-Lajme

Tahsin Sajed e Bankës Botërore: "Shqipëria, klimë jofavorizuese ndaj biznesit"

Postuar në 09 Shkurt, 2015 12:24

Banka Botërore pohoi se sipas studimeve të fundit, klima jofavorizuese ndaj biznesit është një nga pengesat kryesore që përballin firmat vendase dhe të huaja në Shqipëri. Sipas korrespodentit të VOA në Tiranë, Ilirian Agollit, përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahsin Sajed thotë se një nga 5 përparësitë kryesore për Shqipërinë është nevoja për të vendosur një klimë cilësore biznesi. Ajo i bëri këto komente në një konferencë të grupit të Bankës Botërore dhe ministrisë së ekonomisë.

Obama dhe Merkel diskutojnë krizën në Ukrainë. Presidenti i SHBA gati t'i dërgojë Ukrainës armatime mbrojtëse

Postuar në 09 Shkurt, 2015 12:14

Agresioni rus në Ukrainë vetëm se ka forcuar unitetin mes SHBA dhe Evropës. Tw këtij mendimi janw presidenti amerikan Barak Obama dhe kancelaria gjermane Angela Merkel. Ndërkohë që ata peshojnë alternativën e rigjallërimit të një plani paqeje për t'i dhënë fund konfliktit. Megjithatë, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama mbajti të hapur mundësinë që, në qoftë se një raund i ri diplomacie gjatë kësaj jave dështon, SHBA mund t'i dërgojnë Ukrainës armatime mbrojtëse.

SHBA do të ndërtojnë bazë ushtarake në kryeqytetin kurd, Erbil

Postuar në 09 Shkurt, 2015 11:36

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmend të ndërtojnë një bazë ushtarake në Erbil, kryeqyteti kurd në Irak. Baza do të shërbejë për mbështetje logjistike për avionët që kryejnë sulme kundër pozicioneve të ISIS dhe kryesisht do të pajiset me avionë mbikëqyrës. Zëdhënësi i luftëtarëve peshmerga, Helgurt Hikmet, ka deklaruar se puna nis së shpejti dhe se baza mund të përdoret nga 60 vende anëtare të koalicionit ndërkombëtar që po sulmon ISIS. Lajmi për një bazë amerikane në Erbil është publikuar edhe vitin e kaluar.

Drejtuesit e projektit TAP takojnë Nishanin dhe Gjiknurin, në qershor nisin punimet në terren. Gazsjellësi mbaron në vitin 2020

Postuar në 09 Shkurt, 2015 11:27

Drejtues të lartë të projektit Trans-Adriatic Pipeline, TAP, u takuan sot me presidentin e republikës Bujar Nishani dhe me ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri. Në qershor të këtij viti do të nisin punimet në terren për ndërtimin e gazsjellësit. Kjetil Tungland, Drejtori aktual Menaxhues i Projektit TAP AG dhe Ian Bradshou, pasardhësi i tj si Drejtori i ri Menaxhues, konfirmuan nisjen e punimeve në qershor dhe përfundimin e tyre në territorin shqiptar në fillim të 2020.

Një film për hipokrizinë dhe korrupsionin e Kishës Katolike

Postuar në 09 Shkurt, 2015 10:30

Me shumë interes pritet në Festivalin e Berlinit shfaqja e filmit “The Club”,  ku përshkruhet me nota të drejtëpërdrejta dhe therëse hipokrizia dhe korrupsioni në radhët e Kishës Katolike. Produksioni kinematografik mban firmën e regjisorit kilian Pablo Loren, i njohur për publikun për realizimin e trilogjisë për diktaturën e Pinoçetit.  Filmi tregon historinë e 4 klerikëve katolike dhe një ish-murgeshe  që jetojnë në një fshat të harruar bregdetar të Kilit. Të gjithë kanë rënë pre e mëkatëve në të shkuarën dhe tani janë të detyruar të jetojnë në një shtëpi që quhet “Shtëpia e Pendesës”.

Ikin nga varfëria e Kosovës dhe plaçkiten nga policia serbe...Politikanët konstatojnë gjendjen, sillen si reporterë

Postuar në 09 Shkurt, 2015 10:21

“Koha Ditore” raporton shqetësimin e qyetarëve të Kosovës të cilët largohen nga vendi. Duke kaluar nëpër Serbi për të dalë në Hungari që është hapësirë e BE-së, shqiptarët po plaçkiten nga policia serbe, e cila u merr eurot dhe u jep ultimatumi për të lënë vendin brenda 48 orëve. Një qytetar i ka dërguar KD-së pamje dhe video të ngjarjes në fjalë, e cila rikujton për të gjithë se shqiptarët, kudo që të jenë, as që duhet të llogarisin se kanë në krah të tyre shtetin, apo shtetet meqë janë dy.

Kritika Ministrisë së Shëndetësisë edhe nga LSI-ja

Postuar në 09 Shkurt, 2015 10:04

Ilir Beqja është vënë kohët e fundit në qendër të kritikave nga disa drejtime. Testimi i mjekëve, mbrojtja e paqartë e kësaj nisme, skandalet në QSUT dhe komcesioni i shërbimeve laboratorike kanë qenë disa prej tyre. Por kritika ndaj tij ka marrë edhe një natyrë politike, teksa sot është sulmuar për herë të dytë një përfaqësues i LSI-së. Ish-ministri i i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë nuk ka një plan pas-përmbytjes, duke shtuar “disa këshilla” për Beqajn.

40 shqiptarë tentonin të kalonin kufirin Meksikë-SHBA, u qëlluan. Dy të plagosur

Postuar në 09 Shkurt, 2015 09:57

Dje gjatë mesnatës rreth 40 shqiptarë janë kapur nga autoritetet meksikane teksa kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Amerikës. Kalimi i tyre ka qenë i pamundur, pasi policia amerikane ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, duke lënë dy të plagosur.

Prokuroria e Vlorës dyshon tek shëndeti i përkeqësuar i Gjikës. Letër Drejtorisë së Burgjeve për sqarime

Postuar në 09 Shkurt, 2015 08:00

Prokuroria e Vlorës nuk beson tek vërtetësia e gjendjes së rënduar shëndetësore të kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika. Përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Burgjeve në Vlorë ajo kërkon sqarime për procedurën e ndjekur për transferimin pa dijeni të saj, të Gjikës drejt Tiranës. Kjo pasi dyshon se ka një plan të parapërgatitur, për zbutjen e masës së sigurisë për Gjikën dhe gjendja e rënduar shëndetësore është e dyshimtë. Sipas prokurorisë, nga kontaktet që ata kanë pasur me Gjikën, ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

a.k

Reagon Imzot George Frendo: “Titulli është vendosur nga gazeta. Nuk kam thënë që Zhiti është mysliman. Kam thënë që është e përshtatshme të jetë katolik, jo nuk duhet”

Postuar në 09 Shkurt, 2015 07:14

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore, Imzot George Frendo ka shpërndarë sot një e-mail zyrtar, përmes të cilit përgënjeshtron intervistën e publikuar në “Gazeta Shqiptare”, ku ai citohej se ishte kundër kandidaturës së Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Sipas Fendo, titulli dhe përcaktimi se Visar Zhiti është musliman, janë të paqenë. Më poshtë e-maili i Frendo, sekretar i Konferencës Ipeshkvnore:
“Pohoj me kompetencë të plotë se: "Nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman"!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme