Drejtuesit e projektit TAP takojnë Nishanin dhe Gjiknurin, në qershor nisin punimet në terren. Gazsjellësi mbaron në vitin 2020

Postuar në 09 Shkurt, 2015 11:27

Drejtues të lartë të projektit Trans-Adriatic Pipeline, TAP, u takuan sot me presidentin e republikës Bujar Nishani dhe me ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri. Në qershor të këtij viti do të nisin punimet në terren për ndërtimin e gazsjellësit. Kjetil Tungland, Drejtori aktual Menaxhues i Projektit TAP AG dhe Ian Bradshou, pasardhësi i tj si Drejtori i ri Menaxhues, konfirmuan nisjen e punimeve në qershor dhe përfundimin e tyre në territorin shqiptar në fillim të 2020. Presidenti Nishani vlerësoi punën e kryer deri tani nga drejtuesit e TAP AG në drejtim të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, duke e cilësuar si projektin e shekullit të 21-të për Shqipërinë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.