Kritika Ministrisë së Shëndetësisë edhe nga LSI-ja

Postuar në 09 Shkurt, 2015 10:04

Ilir Beqja është vënë kohët e fundit në qendër të kritikave nga disa drejtime. Testimi i mjekëve, mbrojtja e paqartë e kësaj nisme, skandalet në QSUT dhe komcesioni i shërbimeve laboratorike kanë qenë disa prej tyre. Por kritika ndaj tij ka marrë edhe një natyrë politike, teksa sot është sulmuar për herë të dytë një përfaqësues i LSI-së. Ish-ministri i i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë nuk ka një plan pas-përmbytjes, duke shtuar “disa këshilla” për Beqajn. “Ministria e Shëndetësisë me të gjitha strukturat që ajo ka në dispozicion i duhet tashmë jo thjesht dhe vetëm të ndjekë situatën në mënyrë të veçantë në zonat të cilat janë të përmbytura, por në mënyrë të veçantë, dhe këtu detyra bëhet parësore, t’i dalë përpara vështirësimit të situatës edhe në veri të vendit, ku duhet vlerësuar në terren nga i gjithë aparati i Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga drejtuesit e saj më të lartë, gatishmëria e qendrave shëndetësore, pajisja e tyre me barna, sepse një pjesë e mirë e tyre natyrshëm mund të bllokohen për shkak të reshjeve të dëborës apo dhe të përmbytjeve eventuale, ndërtimi dhe miratimi i një plani gatishmërie për spitalet”, tha Vasili që ka shtuar se “nuk është vendi për t’u marrë besoj në këto ditë të vështira të motit me kontrollin prioritar të pirjes së duhanit”.
http://www.oranews.tv/vendi/kritika-shendetesise-vasili-nuk-...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.