Ukraina/ Merkel: Hollande në Moskë, të hapur për një korridor humanitar në jug-lindjen e vendit

Diplomacitë ndërkombëtare po punojnë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. “Mbetet për t’u parë nëse do të ketë sukses në arritjen e një armëpushimi mes qeverisë ukrainase dhe asaj rebele pro-ruse”. Deklarata u tha këtë mëngjes nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. Agjencitë e ndryshme mediatike raportojnë në lidhje me misionin në fjalë, si dhe për dialogun ku janë përfshirë sot në Moskë, presidenti francez Francois Hollande dhe homologu i tij rus Vladimir Putin. Për Merkel, “situata është fluide” ndaj pritet të ketë nevojë për takime të tjera.
l.v
Add new comment