PD prononcohet për shpërthimet. Paloka: Nuk është reagim i krimit të frikësuar prej Tahirit, por e kundërta

Partia Demokratike ka reaguar për shpërthimet e ndodhura sot në Tiranë përmes kreut të Grupit Parlamentar Edi Paloka. Në një deklaratë për shtyp, Paloka tha se këto shpërthime kanë ndodhur për shkak të lidhjeve që ka ministri Tahiri me krimin.
“Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike. Shthurja e Policisë së Shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture me urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol. Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda”, tha Paloka. PD ka gjetur edhe arsyen, sipas saj, përse kanë ndodhur këto akte. “E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend. Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet”, theksoi Paloka.
a.k
Comments
Po mor, prokuroria ka
<p>Po mor, prokuroria ka kreditet e duhura per te hetuar e zbardhur ngjarjet sic ka zbardhur 21 janarin dhe Gerdecin. Lufta kunder ISIS, duhet te filloje nga baza e saj ne Shqiperi qe eshte PD!</p>
Reagim normal i nje anormali.
<p>Reagim normal i nje anormali.</p>
E vërte anormal është por
<p>E vërte anormal është por çfarë mund të presësh nga të tillë mostra</p>
Add new comment