Arkiv-Lajme
SHBA lajmërojnë heqjen e sanksioneve për Rusinë, nëse Kremlini zbaton marrëveshjen e Minskut
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar sinjalet e para pas marrëveshjes së sotme të Minskut që parashikon armëpushim dhe rivendosjen e kontrollit ukrainas mbi kufijtë e saj ndërkombëtare. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se ShBA janë të gatshme që të lehtësojnë apo heqin sanksionet ndaj Rusisë, por paraprakisht do të shohin nëse Rusia do të tërheqin trupat dhe nëse do të zbatojnë armëpushimin.
Akuzë në vetë të parë, Halim Kosova – ministrit të Shëndetësisë: “Ti vjedh në emër të Ramës”. Ilir Beqja: “Nuk je më shumë se një shpifës i rëndomtë” (VIDEO)
Seanca e sotme plenare ka regjistruar rekord akuzash, të cilave nuk u ka shpëtuar as ministri i shumëakuzuar i këtyre ditëve, ai Shëndetësisë, Ilir Beqja. Paraardhësi i tij, Halim Kosova ka deklaruar publikisht se Ilir Beqja vjedh. Madje vjedh në emër të Edi Ramës, për të cilin Kosova tha se “unë nuk e besoj”. “E kam thënë edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë që ti vjedh. U je sulur firmave dhe u thua: Dua lekë. Dhe e bën në emër të Ramës, që unë nuk e besoj.
Kontributet e papaguara/Ministria: “Pas 31 marsit, kallëzim penal për subjektet private. Për ish-drejtuesit e I. Shtetërore, ende nuk është vendosur”
Në fillim të këtij viti ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj deklaroi se në Shqiëpri janë 53 060 subjekte që nuk kanë bërë derdhjen e kontributeve për punonjësit e tyre. Nga këto, 1407 subjekte janë institucione shtetëore. Mungesa në kontribute varion dhe nuk është e njëjtë për të gjitha, por qeveria ka bërë thirrje që deri më 31 mars, të derdhen kontributet e munguara. Bëhet fjalë për 250 mijë shqiptarë ëë janë viktimë e kësaj shkeljeje, që nga opozitanquhet blof politik.
Ka përgjime të shërbimeve të huaja për kryeministrin Rama? Opozita e fton të përgatitet për ekzaminimet e fakteve që do të publikohen (Video)
Një skenar i ngashëm me atë të Maqedonisë ku lideri i opozitës bëri publike fakte mbi përgjimet që qeveria Gruevski kishte bërë ndaj 20 mijë qytetarëve dhe liderëve të partive kryesore, përfshi dhe ato shqiptare duket se do të përfshijë edhe politikën shqiptare. Por në rastin e Shqipërisë, viktimë e përgjimeve duket se ka qenë vetë kryeministri Rama.
Sajmir Tahiri sheh skenar për destabilizimin e vendit. Kastriot Islami paralajmëron se po shkohet drejt anarshisë
Dy deklarata që flasin për një skenar të destabilizimit të situatës në vend u artikuluan sot në parlament nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami.
Ministri i Brendshëm tha se është i vendosur të luftojë krimin pavarësisht kërcënimit që i është bërë familjes së tij, ndërsa Kastriot Islami paralajmëroi se situata mund të precipitojë deri në anarshi. Për klimë terrori foli edhe ish-kryeministri, Pandeli Majko që deklaroi se grupe të strukturuara kërkojnë të ngjallin panik dhe se opozita synon zgjedhjet e parakohshme.
Revista zvicerane “Weltwoche” shkruan se Hashim Thaçi dikur ka urdhëruar vrasjen e politikanëve të LDK-së. “Kosovarët e quajnë aleancën “Guns and Roses”
“Koha Ditore” riprodhon sot një shkrim të revistës zvicerane “Weltwoche”, e cila i ka kushtuar një shkrim të posaçëm zhvillimeve në Kosovë. Revista zvicerane shkruan se koalicioni PDK-LDK nuk respekton vullnetin e zgjedhësve, por madje ngrihet mbi paradokse të mëdha. “Perëndimi, e para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qenë indiferente ndaj vullnetit të zgjedhësve kosovarë (për ndryshime politike). Ata bën presion që Lidhja Demokratike e Kosovës të formojë qeverinë me Thaçin. Këtë aleancë mes zjarrit dhe ujit kosovarët e quajnë me cinizëm ‘Guns and Roses’.
"Liri në Bremen”, përplasje mes regjisores Plasari dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Plasari: “Po përjashtohem nga shfaqja ime”(video)
Një incident ka ndodhur edhe në Teatrin Kombëtar. Regjisorja Sesilia Plasari është shprehur se shfaqja e saj “Liri në Bremen” është dhënë për publikun përmes efekteve audio dhe video të cilat ajo i konsideron si përçudnime të veprës. Plasari thotë se është përjashtuar nga shfaqja e saj, duke e konsideruar rrugaçëri këtë që po ndodh. Drejtori i TK-së, Hervin Çuli, ka deklaruar për ABC NEWS se shfaqja do të vijojë të jepet, pasi i përket repertorit të TK-së, pavarësisht se regjisorja nuk është dakord me variantin që po i përcillet publikut. s.z
Çështja “Feka”/Ministrja Kodheli thotë se iu dha certifikata e sigurisë pavarësisht shkeljeve. Deputeti Strazimiri: “ShIU është mbushur me sigurimsa. Do ngremë komision Hetimor”
Në parlament është debatuar sot për çështjen e majorit Sokol Feka, i vdekur në Spanjë ku mendohej se po transportonte drogë me një helikopter. Opozita kishte kërkuar interpelancë me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka shpjeguar ngjarjen, duke u ndalur në historikun e punës së majorit Feka. Sipas Kodhelit majori në fjalë ka qenë problematik, ndaj tij janë marrë masa administrative për largim nga puna, e sërish sipas saj, ai është dekoruar tre herë dhe ka marrë certifikatën e sigurisë.
A është e nxitur politikisht greva e transportit urban në Tiranë?
Tirana u paralizua sot nga greva 24 orëshe e shoqatës së punonjësve të transportit publik. Akset kryesore të kryeqytetit përjetuan një trafik të rënduar në orët e para të ditës për shkak kaosit në rrugët e qytetit. Megjithë praninë e policisë në kryqëzime dhe arteriet kryesore bllokimi i trafikut vijoi për disa orë, ndërsa dhjetra qytetarë nuk mundën të mbërrijnë në kohë në vendet e tyre të punës.
Marrëveshje europiane paqeje për Ukrainën. Putin, Poroshenko, Merkel dhe Holande firmosin paktin. Mungon ShBA
Është arritur në Bjellorusi marrëveshja e armushimit në Ukrainë, e cila që tani po quhet Paqe. Pas diskutimesh që kanë vijuar gjithë natën, presidentimrus, Vladimir Putin, ai ukrainas, Petro Poroshenko si Francois Holande dhe Angela Merkel si përfaqësues të Francës dhe Gjermanisë kanë rënë dakord për një marrëveshje që parashikon: nisjen e armëpushimit në mesnatën e 15 shkurtit, tërheqjen e armëve të rënda, lirimin e të gjithë të burgosurve si dhe rivendosjen nga Ukraina të kontrollit mbi kufijtë ndërkombëtarë duke nisur nga fundi i vitit.