A është e nxitur politikisht greva e transportit urban në Tiranë?

Postuar në 12 Shkurt, 2015 05:09

Tirana u paralizua sot nga greva 24 orëshe e shoqatës së punonjësve të transportit publik. Akset kryesore të kryeqytetit përjetuan një trafik të rënduar në orët e para të ditës për shkak kaosit në rrugët e qytetit.  Megjithë praninë e policisë në kryqëzime dhe arteriet kryesore bllokimi i trafikut vijoi për disa orë, ndërsa dhjetra qytetarë nuk mundën të mbërrijnë në kohë në vendet e tyre të punës. Punonjësit e shoqatës së transportit urban të cilët janë dhe iniciatorë të kësaj greve e ciëlsuan si një bllokim politik mosmiratimin e çmimit të ri të biletës nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, duke qenë  në sinkron me qëndrimin e qeverisë për këtë çështje. Ata thonë se prej disa muajsh nuk marrin pagat prej disa muajsh dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe deri ne bllokim të rrugëve.

 

l.m

Comments

Submitted by Atomisti (not verified) on

<p>Transporti publik urban brenda qyteteve duhej te ishte ose te behet publik edhe ne pronesi duke u organizuar nga vet shteti,siç eshte edhe ne shume vende te botes.</p>

Submitted by iliri (not verified) on

<p>Po kta nuk te japin kur bilete.Dhe rroga duan?</p>

Submitted by sindikalisti (not verified) on

<p>edhe sindikata e transportit mer pjesen e saje nga vjedhja masive qe bejne fatorinot me shoferet shkak qe sjele mos mbulimin e kostos.shqiperia eshte vendi ku te gjith vjedhin zyrtaret tenderat dhe qytetaret fut ketu edhe fshataret energjine bietat mesimin shendetsine e cdo gje qe shitet me para sherbim)</p><p>sindikata ta beje greven tek punedhensi e administratori i autobuzve e jo para popullit qe nuk pyetet as per cmimin as per mirorganizimin e punes po eshte ai qe e peson.pse sindikata nuk e largon veprimin subjektiv te elementit njeri ne punen e trasporti &nbsp;me fjale te tjera te vere automat ne shenimin e biletave dhe biletat te shiten e blihen nga kompanija ne cdo kjoske ose dyqan pastaj te na thote qe ne duam koston reae te biletes.kryetari sindikates eshte monument kulture qe nga viti 92 dhe ashtu do te jete edhe me tej po keto jane punet e sindikates</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.