Akuzë në vetë të parë, Halim Kosova – ministrit të Shëndetësisë: “Ti vjedh në emër të Ramës”. Ilir Beqja: “Nuk je më shumë se një shpifës i rëndomtë” (VIDEO)

Postuar në 12 Shkurt, 2015 11:38

Seanca e sotme plenare ka regjistruar rekord akuzash, të cilave nuk u ka shpëtuar as ministri i shumëakuzuar i këtyre ditëve, ai Shëndetësisë, Ilir Beqja. Paraardhësi i tij, Halim Kosova ka deklaruar publikisht se Ilir Beqja vjedh. Madje vjedh në emër të Edi Ramës, për të cilin Kosova tha se “unë nuk e besoj”. “E kam thënë edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë që ti vjedh. U je sulur firmave dhe u thua: Dua lekë. Dhe e bën në emër të Ramës, që unë nuk e besoj. Jam i vendosur ta ndjek këtë çështje, si qytetar në radhë të parë, por edhe si mjek dhe po mbledh të dhëna dhe do të kërkoj ndihmën e të gjitha insitucioneve të ligjit”, tha Kosova. Ministri Beqja nuk e ka fshehur dot shqetësimin në fytyrë dhe ka replikuar: “Shumë mirë që po mblidhni të dhëna. Do të ballafaqohemi në prokurori, ju me akuzat dhe pastaj do të provohet se nuk jeni më shumë sesa një shpifës i rëndomtë”, tha ai. http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/52481 s.z

Comments

Submitted by Vezhgues (not verified) on

Halim Kosova si burre i matur qe ka qene mire do ishte qe akuzat ti conte ne prokuroi,se po filloi ti ngjaje kryetarit te bjeshkeve me akuza foltoresh askush nuk do i besoje me,edhe sikur ato qe thote ti kete te verteta.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

"Ministri Beqja nuk e ka fshehur dot shqetësimin në fytyrë dhe ..." - shkruan gazetari, por ne video jo qe shqetesim nuk duket por ky Beqja as e rruan fare.

Ka ca kohe qe ketu po bejne dedektivin ne vend te gazetarit.

Keto marifete sugjestionuese nuk puqen fare me rolin e gazetarit.

Gazeta mund te adoptoje qendrim kritik ndaj qeverise, eshte pune e saja, por jo me keto metoda vulgare, qe ne vend te faktit te jape interpretime subjektive te paragjykuara e me qellim te paracaktuar.

E kemi vleresuar serioze kete gazete prandaj e ndjekim dhe na vjen keq te gjejme ketu metoda te stilit te qoftelargut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.