Kontributet e papaguara/Ministria: “Pas 31 marsit, kallëzim penal për subjektet private. Për ish-drejtuesit e I. Shtetërore, ende nuk është vendosur”

Në fillim të këtij viti ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj deklaroi se në Shqiëpri janë 53 060 subjekte që nuk kanë bërë derdhjen e kontributeve për punonjësit e tyre. Nga këto, 1407 subjekte janë institucione shtetëore. Mungesa në kontribute varion dhe nuk është e njëjtë për të gjitha, por qeveria ka bërë thirrje që deri më 31 mars, të derdhen kontributet e munguara. Bëhet fjalë për 250 mijë shqiptarë ëë janë viktimë e kësaj shkeljeje, që nga opozitanquhet blof politik. Ndërkohë këshilltari për mediat i ministrit Velia, Renato Kalemi deklaroi për “ResPublica” se Drejtoria e Tatimeve po bën verifikimet dhe në përfundim të afatit që është vendosur, do të ketë edhe kallëzime penale në Prokurori për ato subjekte private që kanë konsumiar këtë shkelje. Kalemi tha se ka kompani që kanë nisur të bëjnë derdhjen e kontributeve të munguara, por mesa duket nisma për procedim është gati të vihet në veprim. Mirëpo ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me ata ish-drejtues në institucionet shtetërore që kanë bërë shkelje të tilla, pasi Kalemi tha se “ende nuk mund të them se çfarë do të bëhet në këtë drejtim”. Sipas tij, drejtuesit e rinj të institucioneve që trashëgojnë këtë problem, kanë nisur të paguajnë pjesën e munguar të kontributeve. Do të jepej një panoramë më e qartë nëse ministria do të publikojë emrat dhe shumën që këto institucione i detyrohen qytetarëve.
s.z
Add new comment