Revista zvicerane “Weltwoche” shkruan se Hashim Thaçi dikur ka urdhëruar vrasjen e politikanëve të LDK-së. “Kosovarët e quajnë aleancën “Guns and Roses”

Postuar në 12 Shkurt, 2015 07:41

“Koha Ditore” riprodhon sot një shkrim të revistës zvicerane “Weltwoche”, e cila i ka kushtuar një shkrim të posaçëm zhvillimeve në Kosovë. Revista zvicerane shkruan se koalicioni PDK-LDK nuk respekton vullnetin e zgjedhësve, por madje ngrihet mbi paradokse të mëdha. “Perëndimi, e para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qenë indiferente ndaj vullnetit të zgjedhësve kosovarë (për ndryshime politike). Ata bën presion që Lidhja Demokratike e Kosovës të formojë qeverinë me Thaçin. Këtë aleancë mes zjarrit dhe ujit kosovarët e quajnë me cinizëm ‘Guns and Roses’. Është sekret publik që UÇK-ja e Thaçit dikur ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së”, shkruan revista, cituar sipas KD-së. Shënohet edhe diçka për Hashim Thaçin, që dikur punonte “si argat në hekurudhë në Zvicër”. “Fakt është se Thaçi – i cili në vitet 90-të si azilant me banim në Dietikon ka punuar si argat në hekurudha – prej se ka ardhur në pushtet është pasuruar. Ai preferon të vishet me kostume të qepura vetëm për të. Thuhet se çdo veshje e tij është e qëndisur me monogram (iniciale të tij)”, vazhdon Weltwoche.
http://koha.net/?id=27&l=44510
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.