"Liri në Bremen”, përplasje mes regjisores Plasari dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Plasari: “Po përjashtohem nga shfaqja ime”(video)

Një incident ka ndodhur edhe në Teatrin Kombëtar. Regjisorja Sesilia Plasari është shprehur se shfaqja e saj “Liri në Bremen” është dhënë për publikun përmes efekteve audio dhe video të cilat ajo i konsideron si përçudnime të veprës. Plasari thotë se është përjashtuar nga shfaqja e saj, duke e konsideruar rrugaçëri këtë që po ndodh. Drejtori i TK-së, Hervin Çuli, ka deklaruar për ABC NEWS se shfaqja do të vijojë të jepet, pasi i përket repertorit të TK-së, pavarësisht se regjisorja nuk është dakord me variantin që po i përcillet publikut. s.z
Comments
Po c'eshte keshtu kjo pune or
<p>Po c'eshte keshtu kjo pune or miq, edhe nje shfaqje teatri nuk mund te jepet po nuk u grinden njerzia...</p>
Add new comment