Marrëveshje europiane paqeje për Ukrainën. Putin, Poroshenko, Merkel dhe Holande firmosin paktin. Mungon ShBA

Është arritur në Bjellorusi marrëveshja e armushimit në Ukrainë, e cila që tani po quhet Paqe. Pas diskutimesh që kanë vijuar gjithë natën, presidentimrus, Vladimir Putin, ai ukrainas, Petro Poroshenko si Francois Holande dhe Angela Merkel si përfaqësues të Francës dhe Gjermanisë kanë rënë dakord për një marrëveshje që parashikon: nisjen e armëpushimit në mesnatën e 15 shkurtit, tërheqjen e armëve të rënda, lirimin e të gjithë të burgosurve si dhe rivendosjen nga Ukraina të kontrollit mbi kufijtë ndërkombëtarë duke nisur nga fundi i vitit. Do të kërkohet mbështetja e të gjitha vendeve të BE-së në një samit të martën që vjen. Marrëveshja hap perspektivën e heqjes së sanksioneve për Rusinë, por ajo duhet të provohet si e zbatueshme në terren. Nuk mund të mos bjerë në sh mungesa e SHBA në këtë marrëveshje, edhe pse ato janë aktori kryesor mbështetës për ukrainasit.
s.z
Add new comment