"AS” raporton sugjerimet e ministrit të Drejtësisë për reformën në Drejtësi. “Presidenti të mos jetë kryetar i KLD-së dhe të mos emërojë gjyqtarët apo prokurorët”

“Albanian Screen” publikon sot një dokument që ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka dërguar komisionit për Reformën në Drejtësi, përmes së cilës bën një analizë të përgjthshme të sistemit dhe bën edhe disa sugjerime. Ndër to, gazetarja Elona Gjylmi, raporton edhe atë për kufizimin e disa kompetencave të tjera të presidentit të Republikës, që kanë të bëjnë me qenien e tij kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe emërimin e gjyqtarëve. Kërkesa që shtrojnë nevojën e ndërhyrjeve në Kushtetutë. “Amendimi i Kushtetutës mund të jetë një mundësi e mirë për të rishikuar disa nga kompetencat që Presidenti i Republikës ushtron me organe të tjera. Për shembull, qenia kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjithashtu kompetenca për të emëruar gjyqtarët, pavarësisht faktit se nuk voton në mbledhje. E njëjta kompetencë vlen dhe për emërimin e prokurorëve, edhe pse Presidenti nuk është në krye të Këshillit të Prokurorëve. Përderisa kemi një president joqeverisës dhe një gjyqsor të pavarur a është i nevojshëm drejtimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Presidenti i Republikës?"- shkruhet në dokumentin në fjalë.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/87338/ALB
s.z
Comments
pupupupupupupu ca idotesie!
<p>pupupupupupupu ca idotesie! Kushtetuta eshte shume e mire! Mjafton te rikthehen parashikimet qe u ndryshuan ne 2008 ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit dhe kaq. I gjati ka kerkuar fjale publikisht per ato ndryshime. Nuk rregullohen gjerat duke i hequr kompetenca Presidentit o toca! Kot nuk eshte parashikuar si institucion kushtetues! Qe te rrije mes tre pushteteve tipike ne nje demokraci. Gjithsesi kete vend e ka marre dreqi me kohe!</p>
Add new comment