Ukrainë, përfundon takimi në Minsk. Poroshenko: “Armëpushim ose kriza shkon jashtë kontrollit”

Postuar në 11 Shkurt, 2015 13:29

Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se pas rreth dy orësh, takimi i nivelit presidencial i mbajtur në Minsk sipas formatit të Normandisë ka përfunduar. Të katër liderët kanë pozuar bashkërisht në një foto grupi, në pritje të deklaratës së përbashkët, menjëherë pas negociatave të zgjeruara të delegacioneve të tyre përkatëse. “Konflikti në lindjen e Ukrainës do të dalë “jashtë kontrollit” nëse nuk do të ketë një armëpushim të situatës” ka deklaruar presidenti ukrainas Petro Poroshenko para pak takimit në Minsk. “Ose situata do të përshkallëzohet ose do të ketë armëpushim, ose ajo do të dalë jashtë kontrollit”, paralajmëroi Poroshenko duke folur për gazetarët. Ndërkaq, udhëheqësi i republikave të vetëshpallura në Donetsk dhe Lugansk, Aleksandr Zakharcenko dhe Igor Plotnitski ndodhen në Minsk për të nënshkruar ndonjë marrëveshje përfundimtare pas samitit mes Poroshenkos, Merkel, Putin dhe Hollande. Kjo bëhet e ditur nga raportimi i agjencisë “Interfax” duke cituar një “burim të mirinformuar”.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/cronaca/2015/02/07/ucraina-merkel-e-incerto-che-i-colloqui-abbiano-avuto-successo_3f94603d-39a1-4cc7-b2db-beb7bcbcbbef.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.