Një mesazh nga Tsipras për Europën...

Në një kohë që Athina dhe Brukseli janë përballë një momenti kritik në diskutimet për çështjen e borxhit, një karikaturë e brazilianit Carlos Latuff portretizon më së miri situatën në të cilën ndodhen dy palët në kuadër edhe të negociatave mes qeverisë greke dhe përfaqësuesve të Eurogrupit. Protagonist i karikaturës nuk është tjetër veç kryeministrit grek Aleksis Tsipras, i cili i veshur me një xhaketë bojëqielli dhe natyrisht pa kollare, përpiqet të mbajë në këmbë një femër në gjendje gjysmë të fikti që simbolizon Greqinë.
Tsipras i dorëzon një zyrtari evropian dosjen me mbishkrimin Kursime, mbi të cilën është shënuar një kryq me viza të kuqe. Vetë karikaturisti e postoi skicën e tij në tuitter, duke e shoqëruar me komentin se Aleksis Tsipras është duke i dërguar një mesazh të qartë Europës.
l.m
Add new comment