Kisha e Elbasanit, në Parlament akuzohet Presidenti se po ndërhyn për t’i marrë tokën. Reagimi: “Kryeministri kërkon kontrollin e institucionit të Presidentit”

Çështja e Kishës së Elbasanit, Famullia e Shën Piut X, e cila me një vendim gjykate do të prishet në favor të pretenduesve të pronës, familjes Karaosmani, është bërë temë debati edhe në seancën e sotme plenare. Ka qenë nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka akuzuar kreun e shtetit, Bujar Nishani, si njeriu që qëndron pas vendimit të Gjykatës së Lartë. “Për sa kohë që Presidenti nuk del të flasë dhe të sqarojë, se familja Karaosmani, sipas pretenduesve, është familja e bashkëshortes vet, ju diskretitoheni publikisht, ju si opozitë! Për sa kohë ju marrka prona e një kishe, për njërin prej ushtarëve të ushtrisë tuaj, ju nuk flisni...Epo t’i marrësh tokën një Kishe, tokë të bekuar, tokë të shenjtë, ta prishësh Kishën, sepse bashkëshortja duhet të marrë tokën, unë nuk di opozitë, që të rrijë pa reaguar për këtë rast”, tha Balla. Presidenti ka reaguar me një deklaratë për shtyp në të cilën akuzohet kryeministri si “organizator i sulmeve politike dhe fyerjeve vulgare në aulën e Parlamentit shqiptar”. “Prej gati dy vitesh, Presidenti i Republikës gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë. Kjo praktikë jakobine, e padëgjuar kurrë më parë në këtë vend, ku dhuna e pushtetit fyen, kërcënon, shantazhon familjen, fëmijët dhe jetën e Presidentit të Republikës është e paimagjinueshme në një vend normal. Kjo, për një qëllim fare të thjeshtë. Kryeministri nuk po mundet të marrë nën kontroll Institucionin e Presidentit të Republikës. Shpifjet e ulëta dhe denigruese të urdhëruara nga Kryeministri i vendit sot në aulën e Parlamentit si një hakmarrje ndaj qëndrimeve institucionale të Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe dinjitetit të shtetit të shqiptarëve, nuk do munden dot të nëpërkëmbin dhe asgjësojnë Institucionin e Kreut të Shtetit”, thuhet në deklaratë. Në fakt sulmet ndaj institucionit të presidentit zënë fill që në vitin 1997 dhe vazhdojnë pa ndërprerë deri më sot. Edhe pse të gjithë presidentët i janë përmbajtur formulës inerte tanimë, të respektimit të Kushtetutës.
s.z
Comments
Po ti i nenshtruar je o i zi
<p>Po ti i nenshtruar je o i zi c'te neneshtrojne me shume ty ahahhahahha</p>
Presidenti shqiptar per fat
<p>Presidenti shqiptar per fat te keq nuk arrin te kuptoje se stafi i qeverise ka personalitet secili me vete dhe nuk funksionin sic e di ai ne PD qe askush nuk ka kuraje te dale nga rreshti i Berishes. Taulant Balla foli direkt dhe jo me spont, le t'ja ktheje atij pergjigjen. Por duhet thene se cenimi i Kishes ne Shqiperi ka dhe precedente te tjere. Rasti i kishes se Permetit qe i merret asaj per "shtepi kulture " eshte i ngjashem. Shteti ka shtetezuar qe ne kohen e monizmit gjithe pasurine e kishave (orthokokse apo katolike) dhe ne vend qe tja ktheje ate pasuri asaj, prish dhe ato kisha qe sapo jane ndertuar. Praktike e vecante boterore ne Shqiperi ti kundervihesh klerit nga kupola e Presidentit!</p>
Add new comment