“Lapsi” shkruan se “PD po tregon hipokrizi për bllokun e Metës”

Partia Demokratike ka denoncuar rikthimin në krye të Këshillit të Agrobiznesit të Agim Rrapajt. Më listën e akuzave, në deklaratën e PD-së përmendet gjithashtu se emri i tij rezulton i përmendur edhe në videon Meta-Prifti. (Deklarata e plotë e PD: http://www.pd.al/index.php/lajmet/1284-rikthehet-agim-rrapaj-rilindja-e-edi-rames-funksionon)
Në këtë deklaratë, “Lapsi.al” konstaton se PD nuk i ka qendruar “besnike” pozicionimeve të mëparshme. “Nëse për çështjet e tjera PD mban të njëjtin qëndrim si më parë për Agim Rapajn, për aferën e Metës, ajo tregon një hipokrizi të madhe. PD ja në pushtet nuk e ka njohur vërtetësinë e kasetës Meta - Prifti, madje vetë Berisha e ka quajtur atë një montim, prandaj sot kur i duhet për të denoncuar Agim Rapajn, nuk mund ta përdorë si të vërtetë” shkruan “Lapsi”
http://www.lapsi.al/lajme/2015/02/15/hipokrizia-e-pd-me-bllokun-e-met%C3%ABs#.VOC6U-bF-4ë
Ndërkohë, në një dalje për mediat, i akuzuari nga PD ka hedhur poshtë pretendimet e ardhur nga selia e opozitës duke i kërkuar drejtësisë që të bëjë detyrën për sqarimin e tyre.
n.k
Add new comment