Balancimi i pushteteve, Naço propozon krijimin e Senatit, Sollaku rekomandon ndryshimin e mënyrës së shkarkimit të Kryeprokurorit

Postuar në 15 Shkurt, 2015 12:05

Ndërsa një komision i posaçëm parlamentar po punon për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku parashikohen edhe ndryshime kushtetuese, vijnë propozime të ndryshme për ndërhyrjet që duhet të bëhen. Deklarimet publike nga qeveria dhe nga radhët e ekspertëve i mëshojnë më së shumti nevojës për një rivendosje të parimit “check and balance” mes pushtetit të parlamentit, qeverisë e drejtësisë. Një propozimi i ministrisë së Drejtësisë është krijimi i dy dhomave në sistemin parlamentar; pra që përveç dhomës aktuale të parlamentit të ketë dhe një senat. Gazeta “Shqip” shkruan se në analizën e saj, Ministria e Drejtësisë thekson se ka konsensus midis ekspertëve të sistemit të drejtësisë se gjithë këto vite nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, Kuvendi nuk ka qenë veçse një noter i veprimtarisë së qeverisë. Dhe për këtë arsye, ajo thekson se ngritja e Dhomës së Dytë të Parlamentit do të bëjë të mundur edhe një kontroll më real të qeverisë nga Kuvendi.Ministria e Drejtësisë e sheh krijimin e Senatit edhe si një mundësi për emërimin e gjyqtarëve, duke shmangur dhe ndonjë betejë ndërmjet Parlamentit e Presidentit.

Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/02/15/naco-propozon-krijimin-e-senatit-parlamenti-jo-noter-qeverise/

Nga ana tjetër, edhe për forcimin e pushtetit të drejtësisë propozimet janë të shumta. Një propozim që vjen është ai për Prokurorin e Përgjithshëm.  Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku në një intervistë për “A1 Report” thekson nevojën e ndryshimit të mënyrës së shkarkimit të kryeprokurorit. Sipas Sollakut, duhet përcaktuar që shkarkimi i prokurorit të bëhet me votat e 3/5 së deputetëve.   

“Tre të pestat mund të ishin shumë të rëndësishme në momentin e shkarkimit të prokurorit të përgjithshëm, është një garanci më shumë që ai të bëjë detyrën sipas ligjit pa u infuencuar nga shumicat në parlament. Shumica prej tre të pestave është një shumicë e fortë, i jep garanci prokurorit të përgjithshëm në qëndrimin në detyrë”, thotë ish-kryeprokurori. Ish kreu i organit të akuzës thotë se roli i Prokurorit të Përgjithshëm si administrator duhet ndarë nga roli si kryeprokuror.

Intervista e plotë: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/drejt-sia-sollaku-3-5-e-votave--p-r-shkarkimin-e-kryeprokurorit-272772.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.