Avokatët kërkojnë që të ndalohet me ligj dalja gjyqtar nën moshën 30 vjeç

Postuar në 15 Shkurt, 2015 04:24

Ndërsa ka nisur puna për realizimin e reformës në drejtësi, avokatët si grup interesi hedhin idenë e kushtëzimit të moshës së gjyqtarëve duke ndaluar me ligj daljen gjyqtar pa mbushur moshën 30 vjeç. Sipas gazetës “Shqip”, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Visha, kërkon që në reformën kushtetuese që do t’i paraprijë reformës në drejtësi të parashikohet një moshë e caktuar e gjyqtarit  pas mbarimit t të shkollës apo specializimit të tij.

“Ajo që ne do të kërkonim, një nga ndryshimet e Kushtetutës, duhet të jetë një moshë e caktuar e gjyqtarit, pas mbarimit të shkollës ose specializimit, pasi të dalë një gjyqtar në moshën 25 vjeç ose 26 vjeç, ndërkohë që është beqar, s’di ç’është martesa e do të zgjidhë martesën, ose s’ka fëmijë, nuk di të gjykojë të miturin”- deklaron Visha.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/02/15/shoqata-e-avokateve-jo-gjyqtar-nen-moshen-30-vjec/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.