Studimi/ Në Shqipëri fëmijët janë të pambrojtur nga interneti, shohin materiale pornografike

Në Ditën e Internetit të Sigurtë, organizata World Vision kërkoi forcimin e ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve nga kriminaliteti, bazuar në përfundimet e studimit mbi sigurinë e fëmijëve online. “Zëri i Amerikës” thotë se sipas studimit rreth 60% e fëmijëve në fshat dhe qytet, djem e vajza, kanë internet në dhomën e gjumit dhe në pajisje më të vogla, që i mbajnë me vete. Më shumë se gjysma e fëmijëve të anketuar kontaktohen përmes internetit nga persona të panjohur dhe rreth 70% e fëmijëve pohojnë se shohin materiale pornografike pa dëshirën e tyre në qendra interneti. Studiuesit se sa më shumë përhapet interneti dhe pajisjet moderne online aq më shumë shtohen rreziqet për fëmijët që ngacmohen nga të panjohur, shohin materiale pornografike dhe mund të kërcënohen për trafikim prej tyre. Ekspertët pohojnë se interneti i sigurtë është edhe një detyrim shtetëror. Sipas tyre, shkollat duhet të diskutojnë më shumë mbi sigurinë e fëmijëve online.
l.v
http://www.zeriamerikes.com/content/rein-deker-world-vision/2643104.html
Add new comment