Shqiptarët të pakënaqur nga vendi i tyre zgjedhin emigracionin. INSTAT: 46 mijë emigrantë vetëm në 2014

Postuar në 14 Shkurt, 2015 01:27

Një numër i madh shqiptarësh vazhdon të largohet nga vendit. Instat publikon të dhënat mbi popullsinë ku dallohet dukshëm tkurrja e numrit të banorëve rezidentë. Mbi 46 mijë persona kanë lënë vendin gjatë vitit 2014. Sipas përllogaritjeve të bëra duket e njëjta situatë me vitin 2000 ku largimi i njerëzve shkoi në 50 mijë në vit. Rënia mund të ishte dhe më e madhe nëse nuk do të kishte ndikuar fenomeni i kundërt, ai i imigracionit, me mbi 28 mijë persona, të cilët vlerësohet që mund të jenë kryesisht emigrantë  të rikthyer. Ndërkohë që diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve ka qenë mbi 15 mijë lindje më shumë. Sipas të dhënave të Instat-it, më 1 Janar 2015 në vend llogariten 2 milion e 893 mijë banorë, një rënie prej mbi 2900 banorë krahasuar me një vit më parë. Tirana mbetet qarku me numrin më të madh të banorëve, afër 801 mijë banorë, pasuar nga Fieri me 315 banorë dhe Elbasani me pak më shumë se 301 mijë. Ndërsa numri më i ulët popullsisë është në Gjirokastër, 72.202 banorë, Kukës 85.461 dhe Dibër 136.476 banorë.

 

l.v

 

http://www.instat.gov.al/al/publications/njoftim-p%C3%ABr-media/njoftim-p%C3%ABr-media-popullsia-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-1-janar-2015.aspx

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.