Rama dhe Mustafa përurojnë tranzitin e përbashkët doganor

Postuar në 15 Shkurt, 2015 14:48

Dy kryeministrat, ai i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama do të përurojnë nesër tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё Kosovës dhe Shqipёrisё në Vërmicë. Përurimi është planifikuar të bëhet në orën 11:00.  “Kryeministri Isa Mustafa sё bashku me Kryeministrin e Republikёs sё Shqipёrisё, Edi Rama, pёrurojnё tranzitin e pёrbashkёt doganor nё mes tё Kosovёs dhe Shqipёrisё”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës, të cituar nga “Ora News”. Ndërkohë, dy qeveritë do të zhvillojnë pas pak javësh edhe mbledhjen e përbashkët , për të rinisur projektin e fillimvitin e kaluar në Prizren, ndërsa kryeministër ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë  e dy qeverive ishte planifikuar të bëhej më përpara, por zhvillimet që pasuan zgjedhjet në Kosovë dhe vonesa në formimin e qeverisë, "zbehën" projektin e nisur në Prizren.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.