Ish shefi i Sigurimit të Shtetit reagon për Shtëpinë me Gjethe. Ramizi: Gjithë sa thuhen janë të pavërteta

Ish shefi i fundit i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi, ka shkruar një letër të botuar në gazetën Dita, ku përgënjeshtron veprimtaritë e përmendura këto kohë në media, që thuhet se janë kryer në Shtëpinë me Gjethe, tashmë të shpallur muze. Ramizi reagon ndaj një interviste të Qani Durajt po në këtë gazetë, ish përgjegjës I çështjeve ushtarake në KQ të PPSh.
“Në “Shtëpinë me gjethe” nuk është përgjuar në telefon Mehmet Shehu në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment, nuk janë përgjuar politikanë të kohës, nuk janë përgjuar përpunimet e rretheve. Në “Shtëpinë me gjethe” janë përgjuar ato përpunime që gjatë ndjekjes, këtë veprimtari keqbërëse mund ta zhvillonin edhe me anë të bisedave telefonike. Numri i rasteve në fjalë ka qenë mjaft i vogël dhe askush nuk është penalizuar. Përgjimet telefonike nuk pranoheshin si provë nga organet e drejtësisë”, thotë Ramizi. Sipas tij, aty
nuk ka pasur dhoma torturash, ato që janë thënë dhe po thuhen në vazhdimësi nuk kanë asnjë të vërtetë, janë gënjeshtra, janë çështje të propagandës për të mashtruar njerëzit.
Lexoni edhe në linkun: http://www.gazetadita.al/zylyftar-ramizi-nje-replike-me-qani-durajn-e-verteta-e-shtepise-me-gjethe/#comments
a.k
Add new comment