Vritet autori i dy sulmeve në Kopenhagë. Danezi i armatosur kishte të kaluar të dhunshme

“Bbc.uk” raporton se policia daneze ka deklaruar se ka vrarë sot personin e dyshuar si autori i dy sulmeve të djeshme me armë në Kopenhagë në të cilat humbën jetën dy civilë dhe u plagosën pesë policë. Ai është një i ri, 22-vjeçar, i lindur në Danimarkë dhe i njohur për të kaluarën terroriste. Emri i tij ende nuk bëhet i ditur. Zyrtarët thonë se nuk ka prova që sugjerojnë përfshirjen e personave të tjerë në sulmet e djeshme me armë, që kishin si objektiv një takim mbi lirinë e shprehjes të quajtur “Blasfemia dhe liria e fjalës” në të cilën merrte pjesë edhe karikaturisti suedez Lars Vilks, ndoshta objektiv i sulmit, i mbetur në tentativë. Takimi po mbahej në një lokal në sinagogën kryesore të Kopenhagës. Ndërkaq autoritetet policore vendase thonë gjithashtu se: “Ne mendojmë se dy sulmet janë kryer nga i njëjti person dhe efektivët e policisë së stacionit Norrebro e kanë qëlluar personin që është përgjegjës për të dyja vrasjet. Por ne duhet të merremi me shumë çështje të tjera dhe për këtë arsye do të vazhdojmë praninë masive këtu në kryeqytet edhe në orët e ardhshme”, tha Torben Molgaard Jensen, Kryeinspektori i policisë në Kopenhagë.
l.v
http://www.bbc.com/news/world-europe-31480921
Add new comment