Përllogariten në 39 mln euro dëmet nga përmbytjet. Për formularin e verifikimit pyetet Kryeministri...

Ministria e Bujqësisë ka përllogaritur në afërsisht 39 mln euro dëmin e shkaktuar nga përmbytjet në vend. Nga verifikimi i dëmeve në terren rezulton që në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore dëmi të jetë afërsisht në 9 milionë euro, në pemtari 12 milionë euro, në blegtori 7 milionë euro, në sera rreth 2 milionë euro, ndërsa dëmi paraprak në objekte dhe infrastrukturë bujqësore llogaritet në rreth 15 milionë euro. Janë kryesisht dëme të shkaktuara nga përmbytjet në Vlorë, Fier , Berat dhe Gjirokastër. Në raportin e Ministrisë së Bujqësisë kërkohet që për formularin e verifikimit të diskutohet me urgjencë në kryeministri, pas pikëpyetjeve për formularin e përdorur në përmbytjet e vitit 2011.
l.m
Add new comment