PD-ja paralajmëron protesta, por “bojkoton” 20 shkurtin

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Grupit Parlamentar, përmes së cilës kryetari i saj, Lulzim Basha, ka nënvizuar qëndrimin politik për situatën e tanishme. Sipas tij, krimi përbën emergjencë kombëtare, por qeveria nuk e lufton dot atë. “Gjendja e emergjencës kombëtare ka të bëjë me qeverinë e dështuar, situatën e shthurur dhe jashtë kontrollit të sigurisë, ekonominë. Shpërthimet me tritol në Tiranë akoma janë pa autor, akti i rrëmbimit në Fushë-Krujë akoma pa autor, tonelata drogë drejt Europës. Krimi i shumëzon me zero arritjet imagjinare të qeverisë. Bashkë me shqiptarët që jetojnë në këtë ankth, kërkojmë largimin e shpejt me çdo kusht të zyrtarëve të lartë që janë në ortakëri me krimin. Kjo qeveri nuk e lufton dot krimin, nuk kemi iluzione. Zgjidhja përfundimtare është largimi i saj, një mision i opozitës që do e përmbushim me qytetarët”, tha ai. Basha ka folur për protesta, duke përmendur suksesin e 22 nëntorit, por ka lënë të kuptohet se protesta e radhës nuk do të jetë më 20 shkurt, kur PD-ja përherë përkujton rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.
s.z
Comments
Kur kercenon dhe ti o
<p>Kur kercenon dhe ti o Lul,mender te vjen per te pjerdhur...hahahahahaha</p>
E keni degjuar kur Rama i
<p>E keni degjuar kur Rama i thote ndonjehere "Kryetari LUL" pak veta e dine qe LUL ne hollandisht do te thote k...r ahhahhahahahah</p><p> </p>
Add new comment