Teatri “Migjeni” i Shkodrës në gjendje katastrofike. Letra e drejtorit që jep alarmin: Mund të shkërmoqet çdo moment

Postuar në 16 Shkurt, 2015 10:12

Teatri ‘Migjeni’ nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjente pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja. Fjala është për degradimin total të atij teatri në çdo pjesë të mundshme. Alarmin e jep për teatrin e qytetit të Shkodrës e jep drejtori Edmond Angoni me një letër drejtuar kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Në raportin për gjendjen fizike të teatrit thuhet se: “sistemi elektrik i ndërtuar qysh në vitin 1958 është tejet i amortizuar dhe jashtë çdo kushti teknik si linjat kryesore në sallë, holle dhe skenë që nga çasti në çast mund të sjellë rënie zjarri ku gjendjen më të vështirë e bën mosfunksionimi i hidranteve, kuadri kryesor elektrik është jashtë çdo kushti teknik, me pasoja rënie rryme të personelit dhe burim zjarri”.

Ndenjëset janë prodhim i viteve 1975, sistemi i ngrohjes ka tubacion të vitit 1958 dhe të amortizuar totalisht, kaloriferët janë jashtë funksionit, salla nuk ka sistem uji dhe kalorifer dhe tubat e ujit janë të amortizuar. Ndërkaq, as në buxhetin e Bashkisë Shkodër për 2015-ën nuk ka të parashikuar të tilla investime për teatrin “Migjeni”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.