"Muhamedi është biri i Zotit", thuhet në tekstin e Sociologjisë për shkollat e mesme

Postuar në 16 Shkurt, 2015 14:07

Në librin e Sociologjisë për shkollat e mesme në kapitullin ku flitet për fenë islame, ka një pasaktësi që bie ndesh me kolonat e këtij besimi. Në faqen faqen 109 thuhet se "Recitimi i motos islame, sipas së cilës Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është i biri i tij".   Sipas portalit Albeu bëhet fjalë për tekstin e Sociologjisë së klasës së 11-të me autorë Fatos Tarifën, Klementin Milen dhe Flora Gjokën e botuar nga Shtëpia Botuese "Mediaprint".  Në fakt sipas predikimit islam, Allahu është i vetmi Zot ndërsa Muhamedi është i dërguari i tij. Libri i Sociologjisë është botuar për herë të parë në vitin 2010 ndërsa është ribotuar në vitin 2014, por  pa rregulluar gabimet e mëparshme.

l.m

Comments

Submitted by Gazmend Mema (not verified) on

Kjo eshte bere me qellim.Allahu eshte nje.Atij cdokush i drejt
ohet ne nevoje.,as ka lindur kend as nuk eshte i lindur,Atij si perngjason askush Ai degjon dhe di gjithcka.Muhamed alehji-selamdhe Isai (jezu krishti)alehji-selam jane rober dhe te derguar te Allahut.

Submitted by Leonard (not verified) on

<p>Çjanë këto burdhes që i mësoni nxënësve mor të mjerë a e kuptoni se çfarë ka për të ndodhur</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.