"Muhamedi është biri i Zotit", thuhet në tekstin e Sociologjisë për shkollat e mesme

Në librin e Sociologjisë për shkollat e mesme në kapitullin ku flitet për fenë islame, ka një pasaktësi që bie ndesh me kolonat e këtij besimi. Në faqen faqen 109 thuhet se "Recitimi i motos islame, sipas së cilës Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është i biri i tij". Sipas portalit Albeu bëhet fjalë për tekstin e Sociologjisë së klasës së 11-të me autorë Fatos Tarifën, Klementin Milen dhe Flora Gjokën e botuar nga Shtëpia Botuese "Mediaprint". Në fakt sipas predikimit islam, Allahu është i vetmi Zot ndërsa Muhamedi është i dërguari i tij. Libri i Sociologjisë është botuar për herë të parë në vitin 2010 ndërsa është ribotuar në vitin 2014, por pa rregulluar gabimet e mëparshme.
l.m
Comments
Kjo eshte bere me
Kjo eshte bere me qellim.Allahu eshte nje.Atij cdokush i drejt
ohet ne nevoje.,as ka lindur kend as nuk eshte i lindur,Atij si perngjason askush Ai degjon dhe di gjithcka.Muhamed alehji-selamdhe Isai (jezu krishti)alehji-selam jane rober dhe te derguar te Allahut.
Çjanë këto burdhes që i
<p>Çjanë këto burdhes që i mësoni nxënësve mor të mjerë a e kuptoni se çfarë ka për të ndodhur</p>
Add new comment