Kosova në përvjetorin e 7-të të Pavarësisë. A ka arsye për të festuar? – pyet Zëri

Ndërkohë që nesër mbushet përvjetori i shtatë i pavarësisë së Kosovës, vendi nuk duket se ka shumë arsye për të festuar. Kryesorja, gjendja ekonomike dhe eksodi i heshtur që po kryhet javët dhe muajt e fundit nga qytetarë drejt vendete të Europës Perëndimore, çka ka nisur të shqetësojë edhe BE-në. Sipas një shënimi të gazetës Zëri, nesër bëhen 7 vite nga dita kur temperaturat nga më të ulëta që kishin shënuar ndonjëherë në Prishtinë, nuk po arrinin të mundnin vullnetin e shqiptarëve për të festuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës në sheshet e hapura të kryeqytetit, të fituar pas shumë dekadash vuajtje.
“Por sot, ka nga ata që duket kanë harruar të gjitha këto, dhe hedhin në dyshim arsyen për festë. Edhe pse në këtë anë qëndron edhe një pjesë e politikës, e cila as atëherë nuk kishte shprehur entuziazëm për këtë pavarësi. Bile, kishin organizuar edhe protesta kundër saj. E gjithashtu kishin vazhduar çdo ditë që t’i mohojnë simbolet e atij shteti. Edhe tani kur kanë marrë përgjegjësi institucionale, nuk e ndajnë asnjë cent për festimin e ditës më të shënuar në histori për shqiptarët e Kosovës. Thonë se pavarësia nuk hahet”, shkruan Zëri, duke nënkuptuar mesa duke Vetëvendosjes dhe drejtimin e Prishtinës nga eksponenti i saj Shpend Ahmeti.
a.k
Add new comment