Arkitekti Besnik Aliaj: “Jemi në një “luftë të ndyrë”, “kurvërisht skuthe dhe jo burrërore”. Po shkojmë drejt një konflikti si ’97”

Besnik Aliaj, arkitekt dhe drejtues i Co-Plan shkruan sot një opinion në gazetën “Mapo” që e titullon: “Lufta e ndyrë”. Aliaj paralajmëron se për ato që thotë nuk do gjykuar si pesimist, as i trembur dhe i depresuar. Por thotë ato që mendon dhe vlerëson. Dhe sipas tij, Shqipëria, shqiptarët ndodhen aktualisht në luftë, në një “luftë të ndyrë” dhe shumë të rrezikshme. “Ky vend po rrëshqet butë, por frikshëm drejt “dirty ëar”! Ah, e kuptova…Po mendoni se jam demoralizuar? Trembur? Depresuar? Nuk besoj se ka më naivë të mos kuptojë se ç’ndodh. As gënjeshtrat në mediat e kontrolluara nuk pijnë më ujë. As zgjedhjet demokratike vendore në horizont! Ky vend po shkon me një butësi cinike drejt një konflikti si ‘97-a. Madje më keq akoma! Nuk ju mjafton edhe kjo provë? Ok, në qafë paçi veten, sepse nëse s’e keni kuptuar akoma, atëherë po ju them se ne jemi tashmë në luftë dhe ajo është vërtet “dirty -e ndyrë”. Sepse nuk është më ballë për ballë. Është kurvërisht skuthe dhe joburrërore”, shkruan Aliaj. Sipas tij është vetë sistemi i krijuar pas ’90-ës që po shkon drejt rënies së plotë. “Sistemi politik zyrtar postkomunist po shembet i gjithi me rrapëllimë njësoj si “Muri i Berlinit”. Pra, pas Komunizmit të 1990-s, më 2006-n bashkë me “Lehman Brothers” ra edhe Kapitalizmi antihuman dhe i korruptuar i korporatave dhe mediave të kontrolluara. Ky kolaps e nxori klasën politike “formale” zbuluar e lakuriq me përkëdhelitë e papërgjegjshmëritë e saj skandaloze. Çuditërisht, ata kujtojnë se janë “zota” njësoj si liderët komunistë dikur”, shkruan Aliaj.
http://www.mapo.al/2015/02/lufta-e-ndyre/
s.z
Add new comment