Zgjedhjet e qershorit, KQZ: vendorët kanë shkelur Kodin Zgjedhor

Postuar në 14 Shkurt, 2015 06:27

Krerët e pushtetit lokal kanë shkelur Kodin Zgjedhor, pasi asnjë prej tyre nuk ka dërguar në KQZ informacion për Qendrat e Votimit dhe hartat zgjedhore. Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj duke dhënë listën e plotë paralajmëroi gjobë ndaj krerëve të njësive vendore. Ajo tha se: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zbatimin e urdhërimeve të Kodit Zgjedhor sa i përket publikimit të tarifave zyrtare të transmetimit të reklamave politike në faqen zyrtare të institucionit, www.cec.org.al, kërkon nga të gjithë Operatorët Radiotelevizivë, që brenda datës 15 Maj 2015, pesë ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, të dorëzojnë në KQZ tarifat e transmetimit të reklamave politike për çdo segment kohor gjatë fushatës zgjedhore”.

l.v

http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-qershorit-kqz-vendoret-kane-shke...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.