Shtetet e Bashkuara/ Ndahet nga jeta David Carr gazetari i njohur i ”New York Times”

David Carr, një prej gazetarëve më të respektuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i njohur për humorin dhe stilin e tij luftarak, por edhe për mënyrën sesi arriti të dilte nga varësia ndaj drogës, vdiq dje në mbrëmje në moshën 58-vjeçare. “Carr, i cili mbulonte median, u rrëzua dje në redaksinë e gazetës dhe u deklarua i vdekur pak pasi mbërriti në spital”, njoftoi gazeta ”New York Times”. Shkaku i vdekjes së Carrit nuk është bërë ende i ditur. Carr iu bashkua gazetës njujorkeze në vitin 2002 për të shkruar përgjithësisht për ngjarjet në botën e medias, përpara se të krijonte një rubrikë të përjavshme ku analizonte jetën dhe evolucionin e medias.
l.v
Add new comment