Eurodeputetët Fleckenstein - Bostinaru: Dënojmë sulmet terroriste në Tiranë, autorët para drejtësisë

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Victor Bostinaru kanë dalë sot me një deklaratë në lidhje me sulmet terroriste të se mërkurës në Tiranë, ku dënojnë me forcë sulmet që u organizuan kundër një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare, duke e konsideruar ate nje krim te shëmtuar. Ne deklaratën e Knut Fleckenstein dhe Victor Bostinaru, theksohet se “Ne dënojmë me forcë sulmet që u kryen te mërkurën në Tiranë kundër një zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare. Duket qartë që këto janë akte kriminale të përbuzshme dhe ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë”.
l.v
Add new comment