Krimi në Tiranë, 3 të armatosur grabisin dy thasë me para në një filial banke tek stacioni i trenit

Postuar në 13 Shkurt, 2015 06:19

Tirana është kthyer në një qytet ku mbizotëron kamorra. Forcat e policisë mbërrijnë me shpejtësi në vendngjarje dhe mbledhin provat. Tritol, vrasje e grabitje bankash. Çfarë duhet më shumë se kaq që Tirana të ngjasojë me Palermon apo Napolin e viteve ‘70. Tre persona të armatosur kanë grabitur dy thasë me para në filialin e një bankë pranë stacionit të trenit në Tiranë rreth orës 12:40 të ditës së sotme. Nga dëshmitarët thuhet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri. Autorët vepruan në çastin e transportit të parave në bankë dhe janë larguar drejt rrugës “Karl Gega”. Mendohet se janë larguar me njërin prej mjeteve shoqërues të cilat shoqëronin makinën me para.  “Mësohet se autorët i kanë drejtuar pistoletën shoferit në kokë. ”

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.